LAJMI I FUNDIT:

Masakra në Dubravë, Kurti: Nuk heqim dorë nga kërkesa për drejtësi

Masakra në Dubravë, Kurti: Nuk heqim dorë nga kërkesa për drejtësi

Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar njërën ndër masakrat më të tmerrshme nga ish-regjimi serb ndaj shqiptarëve të pafajshëm 25 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Ai ka thënë se nga data 19 deri më 24 maj 1999, nga rreth 980 të burgosur shqiptarë sa i kishin grumbulluar forcat serbe në burgun e Dubravës, 116 prej tyre u vranë dhe veprimtari Ukshin Hoti u zhduk.

“Kosova do të gjejë rrugë dhe mënyra për të dëshmuar sërish e përsëri, sikur sot, sikur që e kemi bërë gjatë këtyre 25 vjetëve për të vënë drejtësi dhe për të vërtetën aq të rëndësishme të historisë, sakrificës dhe qëndresës së popullit tonë. Sot e në mot, për çdo vit, sa të jemi gjallë dhe ndër breza përgjithmonë.


Lavdi të rënëve të masakrës së Dubravës dhe të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë e të vështirë të Kosovës për liri!” ka shkruar Kurti në Facebook. /Telegrafi/