Presidenti i entitetit të Bosnje-Hercegovinës, Republikës Serbe, Milorad Dodik nuk ka argumente për politikën e dështuar. Këtë ai e ka treguar sot në konferencën për media pas seancës në Gjykatën e Bosnjë-Hercegovinës, ku po gjykohet për mosbindje ndaj vendimeve të Përfaqësueses së Lartë.
Ai pa sukses tentoi ta fshehë nervozizmin e dukshëm duke fyer verbalisht shtetin dhe faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë. E vetmja gjë që i ka mbetur është të urdhërojë ende ndjekësit e tij që ta ndjekin padiskutim, raporton klix.ba.
Së pari, ai thotë se nesër në Srebrenicë, do të propozojë një “ndarje paqësore” të Bosnje dhe Hercegovinës. Natyrisht, ai synon t’ia drejtojë këtë kërkesë entitetit të Federatës së BiH. Ai insiston në këtë për të justifikuar narrativën e tij të gabuar se Bosnja dhe Hercegovina përbëhet nga entitete, kështu që sipas logjikës së tij, nëse diçka është krijuar, atëherë ajo mund të ndahet.
Megjithatë, Dodikut e ka të qartë se kjo tashmë është një histori e konsumuar dhe se nuk ka asnjë ndryshim, sepse neni i parë i Kushtetutës së Bosnjë-Hercegovinës thotë se Republika e Bosnjë-Hercegovinës, emri zyrtar i së cilës tani e tutje është “Bosnja dhe Hercegovina”, vazhdon ekzistencën e saj ligjore sipas të drejtës ndërkombëtare si vend.
Prandaj, vazhdimësia është pikënisja që Dodiku e shpërfilli. Dhe kreu i SNSD-së është i vetëdijshëm se nuk do të marrë asnjë përgjigje për një ide të tillë.
Por nga ana tjetër lind pyetja pse nuk shkëputet Dodiku nëse prej 18 vitesh kërcënon me një lëvizje të tillë. Ai nuk do të shkëputet sepse e di që një lëvizje e tillë është një rrugë drejt një humnerë politike.
Por, duke përsëritur me zë të lartë të njëjtat fraza të vjetra, Dodik me mjeshtëri u bë viktimë e politikës së tij, duke shmangur përballjen me të vërtetën. Kësaj radhe me të vërtetën dhe faktet për gjenocidin në Srebrenicë.
Me rastin e votimit të nesërm të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, Dodik kërcënon se do të ndryshojë klimën politike, duke thënë se asgjë nuk do të jetë më si më parë, duke i krijuar kështu vetes hapësirë në skenën politike, megjithëse i vetmi ndryshim real që do të ndodhë është përhapja globale e historisë dhe fakteve për gjenocidin në Srebrenicë. Është kjo e vërteta që shqetëson politikën e Dodikut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025