LAJMI I FUNDIT:

Dumani: Blerja e pronave forma kryesore e pastrimit të parave, bankat të përfshira

Dumani: Blerja e pronave forma kryesore e pastrimit të parave, bankat të përfshira

Kreu i Prokurorinë e Posaçme SPAK, Altin Dumani po zhvillon një seancë dëgjimore në komisionin e Ligjeve për Raportin Vjetor të veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar(SPAK) gjatë vitit 2023.

Dumani tha se gjatë vitit 2023 SPAK sekuestroi 41 milionë euro pasuri të vënë në mënyrë të jashtëligjshme.

Kryeprokurori i SPAK tregoi se investimi në pasuri të paluajtshme është forma më e shpeshtë e pastrimit të parave në vend, ku shpesh janë të përfshira si ndërmjetëse edhe bankat.


“Grupet shqiptare kanë dominim në tregun ndërkombëtar të kokainës. Kanë karakteristikë anëtarësinë prej 20 personash, aktivitet polikriminal; trafik, vrasje, dhuna, përfshirjet e femrave, vrasjet e sofistikuara me pagesë. Shqetësuese mbetet veprimtaria e call centerave, dëmi që u shkaktohet shtetasve të ndryshëm në vendet e BE është miliona euro. Kemi grupe aktive kriminale në Tiranë, Elbasan, Durrës, Vlorë, Kurbin, Shkodër, Laç, Fushë Krujë. Në Tiranë dhe qytetet bregdetare grupet merren kryesisht me pastrimin e parave, trafiku i narkotikëve ka shfaqur problematikë në Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Kurbin. Në Fushë Krujë janë lëndët shpërthyese dhe trafiku i makinave që përdoren më pas në ngjarje kriminale. Investimi në pasuri të paluajtshme është mënyra më e shpeshtë e pastrimit të parave në vend. Në disa raste pastrimi i parave bëhet përmes bankave të nivelit të dytë si ndërmjetës”, tha mes të tjerash Dumani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori