LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 28° clearsky_day

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre – banorët e lagjes “Prishtina e Re” tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre – banorët e lagjes “Prishtina e Re” tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Mëngjesin e hershëm të së hënës disa nga banorët e lagjes “Prishtina e Re” janë përballur me vërshime pas reshjeve të dendura të shiut. 

Ekipi i Telegrafit vizitoi disa nga shtëpitë e vërshuara nga uji në këtë lagje, ku banorët treguan shqetësimet e tyre.


Njëri nga banorët, Femi Berisha tregoi se pas reshjeve të shiut shtëpia e tij dhe e vëllezërve, janë vërshuar nga uji duke shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Ai tha se që nga mëngjesi i hershëm janë duke u përballur me ujin i cili ka vërshuar katin përdhesë të shtëpive si dhe bodrumet.

Berisha tha se janë ndjerë të rrezikuar edhe nga energjia elektrike pasi uji ka arritur të prek edhe prizat e bodrumit të shtëpisë së vëllait të tij.

Femi Berisha, banor

“Prej orës 00:00 në mbrëmje ka pas vërshime pa ndërprerë në lagjen ‘Prishtina e Re’, këtu në Hajvali saktësisht rruga ‘Arbanasi’. Meqenëse kemi qenë të rrezikuar nga vërshimet e kam thirr 192 në 06:00 të mëngjesit…kanë ardhur vetëm moralisht mem ndihmu se diçka fizikisht nuk më kanë ndihmu. Ne jetojmë këtu prej vitit 1987 dhe kurrë më të rrezikuar se kësaj here nuk kemi qenë. Kemi qenë të rrezikuar edhe nga rryma…uji ka shku deri në nivelin e 90 cm. E kanë dëmtu shtëpinë time dhe të katër vëllezërve që jemi këtu”, ka thënë Berisha.

Ai tregoi se është hera e katërt që vërshohen nga uji pas reshjeve të shiut, si dhe tha që janë ankuar në Komunë të Prishtinës por, siç u shpreh ai zyrtarët e komunës nuk kanë marr ndonjë iniciativë për të ju ndihmuar.

Berisha u shpreh se pusetat në rrugë po ashtu janë mbushur plotë me ujë dhe ai ujë derdhet në oborret e shtëpive të tyre.

Ai gjithashtu ka një lutje për Komunën e Prishtinës: “Së paku të vijnë këtu dhe me na i rregullu e mos me na lënë…”.

Edhe, Fadil Mustafës banor i kësaj lagje iu ka vërshuar kati përdhes i shtëpisë. “Një makinë e larjes mu ka djeg, frigoriferi…”,tha ai.

Fadil Mustafa, banor

Mustafa theksoi se problemi pse po vërshohen pas reshjeve të shiut është tek bllokimi i një përroi që kalon ngjit me shtëpinë e tij.

Ai tha se një kompani e kabllorit e ka bllokuar rrjedhjen e përroit me një teneqe, uji i së cilës depërton më pas në oborrin e shtëpisë së tij. /Telegrafi/ 

Në trend

Më shumë
Capital T për pak rrëzohet në skenën e

Capital T për pak rrëzohet në skenën e "Sunny Hill" - por e menaxhon mirë situatën

Magazina
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Prishtinë, vetura bie në hapësirën ku ishin duke u zhvilluar punime

Prishtinë, vetura bie në hapësirën ku ishin duke u zhvilluar punime

Lajme

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Magazina
Kalo në kategori