LAJMI I FUNDIT:

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, çifti i së njëjtës gjini, kurorëzuan në një ceremoni simbolike të veshura me fustane nusërie, dashurinë e tyre në tarracën e bashkisë së Tiranës mbrëmjen e 19 majit.

Kurorëzimi i tyre u bë nga dy pastorë britanikë, ndërsa në ceremoninë private ishin edhe vajzat e tyre 3-vjeçare, binjaket që erdhën në jetë me metodën invitro.

Megjithëse ligji shqiptar nuk lejon martesat të së njëjtës gjini, 2 partneret Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj dorëzuan në gjendje civile kërkesën për t’u celebruar në martesë, pas 14 vitesh të dashuruara.


Martesa e dy grave në Bashkinë e Tiranës, Ramkaj: E paligjshme, e paparashikuar nga kodi i familjes
Lexo po ashtu Martesa e dy grave në Bashkinë e Tiranës, Ramkaj: E paligjshme, e paparashikuar nga kodi i familjes

Alba, tha se ende nuk kanë një përgjigje nga gjendja Civile, por përgjigja është e pritshme, pasi do të jetë negative.

Burime për Report Tv nga gjendja Civile konfirmuar se nuk ka pasur asnjë lidhje martese mes dy vajzave të së njëjtës gjini.

Për sa i përket marrjes së tarracës për ceremoninë e martesës, Alba Ahmeti tha se aplikuam fillimisht me emër të Edlirës dhe u pranuam (dmth nuk kanë dhënë detaje se cfarë dasme do të jetë). Gjithsesi ata pretendojnë se gjithsecili taksa pagues ka të drejtë të përdore tarracën e bashkisë.

Andy Fitchet, pastori që ka marrë pjesë në ceremoninë e martesës jo ligjore të dy vajzave Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara ishte pjesë e konferencës së sotme për media. Gjatë pyetjes se ka pasur shumë akuza që ai nuk është pastor, ai i hodhi poshtë këto pretendime. Ai tha që është pastor.

Në lidhje me dasmën ka reaguar edhe Kisha Katolike në Shqipëri. Sipas Kishës Katolike personi me veshjen e një kleriku katolik, nuk ka lidhje me ta dhe nuk përfaqëson kishën. /Telegrafi/