LAJMI I FUNDIT:

Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Agjencia iraniane IRNA ka publikuar pamjet amatore të Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, ku shihen ekipet e shpëtimit duke transportuar kufomat.

Në video shihen punonjësit duke bartur kufomat e zyrtarëve të lartë iranianë, përfshirë atë të presidentit Ebrahim Raisi, transmeton Telegrafi.

Videoja amatore tregon sesi ekipet e shpëtimit kishin vështirësi të transportojnë kufomat, për shkak të terrenit malor dhe kushteve klimatike.


Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?
Lexo po ashtu Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Ndryshe helikopteri në të cilin po udhëtonte presidenti iranian, u rrëzua dje derisa ishte nisur për në Azerbajxhan për të inauguar një digë të re.

E në mesin e viktimave është edhe ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir Abdollahian si dhe gjashtë zyrtarë tjerë. /Telegrafi/