LAJMI I FUNDIT:

“Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” – ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

“Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” – ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

Ish- mbrojtësi i Barcelonës, Jean-Clair Todibo, ka folur për kohën e tij zhgënjyese në Katalonjë, pasi francezi iu bashkua La Blaugranave nga Nice në janar 2019 si një nga qendërmbrojtësit e rinj më të vlerësuar në Ligue 1.

Megjithatë, çështjet e dëmtimeve dhe ndryshimet menaxheriale bënë që ai të mos vendosej në ekip dhe filluan huazimet shpejt.

Pas periudhave te Schalke 04 dhe Benfica, Todibo kuptoi se e ardhmja e tij nuk ishte te Barcelona, ​​pas vetëm katër paraqitjeve në La Liga deri në fillimin e sezonit 2020/21.


Ai iu bashkua Nices në formë huazimi dhe klubi francez aktivizoi një klauzolë blerjeje për të në qershor 2021, pas një edicioni mbresëlënës.

Paraqitjet e tij kanë vazhduar të rriten, ku klubet e Ligës Premier dhe Paris Saint-Germain, pavarësisht paraqitjeve të dobëta në Barcelonë e duan mbrojtësin.

Todibo pohoi se ai kurrë nuk ishte rehat në Barcelonë dhe koha e tij atje nuk u bë e lehtë nga klubi dhe shokët e tij të skuadrës, si pjesë e një dokumentari të ri për klubin nga Amazon Prime.

“Ata thanë se do të bëhesha zëvendësuesi i (Gerard) Pique, por nuk e pata kurrë mundësinë. Kam luajtur vetëm pesë ndeshje dhe kam bërë mirë, por ata nuk më kanë thënë asgjë. Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal”, ka treguar mbrojtësi. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori