LAJMI I FUNDIT:

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Oleksandr Usyk mori një fitore të madhe ndaj Tyson Furyt duke e mposhtur boksierin anglez në atë që konsiderohej ndryshe si “meçi i shekullit”.

Në këtë ngjarje të madhe të boksit që u mbajt në Riad të Arabisë Saudite, prezent ishin figura të ndryshme si Anthony Joshua, Cristiano Ronaldo, Neymar Jr etj.

Usyk e përmirësoi rekordin e tij profesional në 2-20 pasi gjyqtarët me vendim të ndarë vendosën që t’i dhurojnë fitoret 115-112 dhe 114-113 në favorin e tij.


Usyk është bërë kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks që nga viti 1999 kur Lennox Lewis mposhte Evander Holyfieldin.

Vendimet e ndara të gjyqtarëve janë gjithmonë të kontestueshme, dhe Fury ka insistuar se ai e kishte merituar ta fitonte meçin.

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet njëri titulli kampion në peshat e rënda në boks
Lexo po ashtu E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet njëri titulli kampion në peshat e rënda në boks

“Unë besoj se e kam fituar atë meç, unë besoj se ai ka fituar disa raunde, por unë i kam fituar shumicën prej tyre”, ka thënë Fury.

“Ne zhvilluam një luftë të mirë. Shteti i tij është në luftë, kështu që njerëzit po qëndrojnë afër shtetit që është në luftë”.

“Unë e fitova meçin sipas mendimit tim. Ne kemi një klauzolë për një meç të dytë. Unë pësova humbje me vendim të ndarë ndaj një njeriu të mirë. Do të rikthehemi përsëri në tetor. Punë e mirë Oleksandr”, përfundoi anglezi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori