LAJMI I FUNDIT:

Gjobiten disa persona në Shtime, vozisnin pa patentë dhe lejuan pasagjerët të dilnin në dritare të veturave

Gjobiten disa persona në Shtime, vozisnin pa patentë dhe lejuan pasagjerët të dilnin në dritare të veturave

Polica e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjobitur disa persona në Shtime, të cilët gjatë vozitjes kanë lejuar që pasagjerët të dalin me gjysmën e trupit jashtë veturës, duke rrezikuar jetën e tyre.

Sipas policisë, pas marrjes së informacioneve për lëvizjen e këtyre makinave në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, Policia ka grumbulluar informatat në terren dhe ka arritur që të identifikojnë disa persona dhe ndaj tyre ka shqiptuara gjoba për kundërvajtje.

Ndaj të dyshuarve janë iniciuar fletëparaqitje për gjykatë për drejtimin e veturës pa patentë shoferi dhe gjoba kundërvajtëse që kanë lejuar që pasagjerët e tyre me pjesën e trupit të dalin jashtë veturës në xhama.


“Policët e stacionit pasi kanë grumbulluar informata në terren njëkohësisht kanë shikuar edhe kamerat e sigurisë, kanë arritur që të identifikojnë disa persona, të cilët i kanë ftuar në stacionin e policisë dhe ndaj tyre kanë iniciuar fletëparaqitje për gjykatë për drejtimin e veturës pa patentë shoferi dhe gjoba kundërvajtëse që kanë lejuar që pasagjerët e tyre me pjesën e trupit të dalin jashtë veturës në xhama”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia inkurajon qytetarët që të raportojnë kundërvajtjet në trafik, qoftë në stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406, duke u garantuar konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori