LAJMI I FUNDIT:

Julian Deda – finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3

Julian Deda – finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3

Pas një periudhe votimi të mbushur me pritje dhe emocione, aktori i njohur shkodran Julian Deda është shpallur zyrtarisht si finalisti i dytë i edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”.

Votimi, i cili zgjati disa ditë, solli Julin përballë Meritonit në një televotim për të zgjedhur finalistin e dytë të këtij edicioni.

Juli i cili është shquar si një prej konkurrentëve më të fortë të këtij edicioni, ka fituar zemrat e publikut dhe ka siguruar mbështetjen e tyre të vazhdueshme përmes votave.


Kjo fitore i hap atij rrugën drejt finales së madhe, ku ai do të ketë shansin të konkurojë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Ndërkohë, aktori Romeo Veshaj, tashmë ka gjithashtu një vend të sigurt në finale, pasi u shpall finalisti i parë disa javë më parë.

Në dy edicionet e para të Big Brother VIP Albania ka pasur nga katër konkurrentë në finale dhe duke u nisur nga kjo logjikë, për në finalen e madhe të këtij edicioni kanë ngelur edhe dy vende të lira. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Radio Dukagjinit i bashkohet Mjellma Pallaska

Radio Dukagjinit i bashkohet Mjellma Pallaska

Magazina
Jennifer Lopez, Meryl Streep dhe Julia Roberts bashkohen me Oprah në përkrahje të Kamala Harris

Jennifer Lopez, Meryl Streep dhe Julia Roberts bashkohen me Oprah në përkrahje të Kamala Harris

Magazina
Albumi i ri i Katy Perry-t “goditet” nga kritikët, pretendojnë se albumi tingëllon i krijuar përmes Inteligjencës Artificiale

Albumi i ri i Katy Perry-t “goditet” nga kritikët, pretendojnë se albumi tingëllon i krijuar përmes Inteligjencës Artificiale

Magazina
Gazmend Abrashi bëhet fytyra e kopertinës së revistës

Gazmend Abrashi bëhet fytyra e kopertinës së revistës "Global Man & Co": Njeriu që sfidon suksesin

Magazina
Angelina Jolie duket absolutisht mahnitëse në kopertinën e “CR Fashion Book”

Angelina Jolie duket absolutisht mahnitëse në kopertinën e “CR Fashion Book”

Magazina

"Mbretëresha e Ligës së Kampionëve" - The Sun shkruan për moderatoren shqiptare, Eva Murati

Magazina
Kalo në kategori