Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, mes tjerash, ‘darkën e punës’, ku janë takuar kryeministri Kurti dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, si dhe për çështjen e Asociacionit.
E për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE), Çitaku tha se kjo çështje është një rast i humbur.
Ajo pati kritika ndaj Ministrisë së Jashtme të Kosovës, për të cilën tha se është inekzistente, derisa shtoi se pas përjashtimit të Rusisë në KiE, Kosova kishte shanse të mira për tu anëtarësuar.
Vënia e Asociacionit si kusht për anëtarësim në KiE, për Çitakun ishte i padrejtë, por që, shtoi ajo, kjo erdhi nga shkaku i mosbesimit të aleatëve tanë ndaj krerëve tanë të shtetit, ndonëse janë zotuar për ta bërë atë.
“Te ky rezultat kemi ardhur për sjellje të papërgjegjshme të rrezikshme të kryeministrit Kurti në raport me dialogun me Serbinë, por edhe në raport me aleatët”, deklaroi Çitaku, për RTK.
Duke folur për Asociacionin dhe për raportet me ndërkombëtarët, Çitaku tha se tani është një situatë kur aleatët tanë kanë humbur ambicien për një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër.
“Ndërkaq ne do ta trajtojmë çështjen e Asociacionit seriozisht, si pjesë të marrëveshjes finale me njohje reciproke në qendër, por jo ky draft-statut, por një draft-statut që Kosova do ta shkruaj vet”, tha Çitaku, duke shtuar ky ndryshim mund të arrihet nëse përfaqësuesit institucionalë nuk janë cinikë dhe të jenë të përgjegjshëm me aleatët tanë ndërkombëtarë.
Duke folur për partinë e saj, Çitaku tha se PDK është parti që merr vendime dhe që kryen projekte të mëdha.
Duke folur për arsyen e takimit të Kurtit me Krasniqin, Çitaku tha se në një shoqëri normale, në një vend stabil, takime të tilla do të ishin krejtësisht normale. Ajo ka shtuar se është biseduar për zgjedhje parlamentare si një instrument demokratik për të zgjidhur problemet e mëdha të qytetarëve të vendit, si në aspektin ekonomik, për çmimin e lartë të rrymës, kostoja e papërballueshme e jetesës, ashtu edhe politik, ndërsa përmendi detyrat e politikanëve të vendit.
“Detyra e lartë e politikës është që të ofrojë zgjidhje, ngase po besojmë se Kosova është në një agoni”, tha Çitaku.
Ajo për takimin e djeshëm mes Kurtit e Krasniqit, mohoi mundësinë e ndonjë konspiracioni, teksa shtoi se për PDK-në, e rëndësishme që të ketë zgjedhje sa ma parë.
Lidhur me reagimet e partive të tjera opozitare, LDK e AAK, për takimin mes Kurti dhe Krasniqit, Çitaku tha se të gjitha partitë opozitare pajtohen se situate në vend është e rëndë.
“Nuk dua të ngre shtiza kundrejt partnerëve tanë opozitar, por problemin e kemi me qeverisjen, e cila ka degraduar jetën institucionale në këto katër vitet e fundit”, tha Çitaku.
Lidhur me mënyrën e shkuarjes në zgjedhje, Çitaku tha se e vetmja mënyrë është të shpërbëhet Kuvendi dhe të shkohet në zgjedhje, ndryshe, shtoi ajo, përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti nuk po duket se është opsion real.
“Partia Demokratike e Kosovës kërkon zgjedhje si instrument demokratik për të ofruar një platformë të re që synon të përmirësojë kualitetin e jetës së qytetarëve të Kosovës dhe që vendi të shkojë në zgjedhje, qoftë përmes të dorëheqjes së Kryeministrit, qoftë përmes të shpërndarjes së Kuvendit”, theksoi Çitaku.
Ajo vuri në dukje se kryetari Krasniqi është takuar kohë më parë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për të krijuar një konsensus të gjerë politik, që të ketë një dakordim për datën e zgjedhjeve parlamentare.
Çitaku tha se para mocionit për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, PDK do të zhvillojë takime me partitë opozitare për dakordësim për datën e zgjedhjeve, ndërsa shtoi se PDK është e mendimit që të jetë data 9 qershor, por që për shkak të çështjeve procedurale, për PDK-në është e rëndësishme që të shkohet në zgjedhje sa ma parë, sepse është e nevojshme dhe e domosdoshme.
“E rëndësishme është që të shkohet në zgjedhje, pra qëllimi e jo forma e shkuarjes në zgjedhje”, tha Çitaku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë