LAJMI I FUNDIT:

Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

Optimizmi ekonomik dyfishohet, megjithatë pothuajse gjysma e drejtorëve ekzekutivë nuk besojnë se bizneset e tyre do të jenë të qëndrueshme në një dekadë përderisa presionet teknologjike dhe klimatike përshpejtohen: Gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC.

– Proporcioni i drejtorëve ekzekutivë optimistë për perspektivën e rritjes ekonomike globale rritet nga 28% në 45% ndërsa shqetësimet për inflacionin dhe qëndrushmërinë makroekonomike zvogëlohen.

– 55% e drejtorëve ekzekutivë presin që numri i punonjësve në kompaninë e tyre të rritet me 5% ose më shumë në vitin 2024.

– Megjithatë, besimi është i brishtë: më shumë se gjysma (55%) nuk besojnë se biznesi i tyre do të jetë i qëndrueshëm në një dekadë, në qoftë se nuk bëhen ndryshime të konsiderueshme në biznes nga 45% në 2023.

– Drejtorët ekzekutivë presin më shumë presion në tre vitet e ardhshme sesa ata përjetuan në pesë vitet e kaluara nga teknologjia, klima dhe disa megatrende të tjera.

– 23% e drejtorëve ekzekutivë raportojnë se kanë pranuar norma kthimi më të ulëta për investime lidhur me iniciativat mbi klimën.

– 52% presin që Inteligjenca Artificiale të ndryshojë ndjeshëm mënyrën se si kompania e tyre krijon vlerë në tre vitet e ardhshme.

Proporcioni i drejtorëve ekzekutivë që besojnë se rritja ekonomike globale do të përmirësohet në 12 muajt e ardhshëm është dyfishuar në lidhje me një vit më parë. Në të njëjtën kohë, proporcioni i drejtorëve ekzekutivë të shqetësuar për qëndrueshmërinë afatgjatë të biznesit të tyre është ngritur në 55% ndërsa presionet teknologjike dhe klimatike përshpejtohen, sipas gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC.

Anketimi i 31 drejtorëve ekzekutivë në Kosovë, zbuloi se 45% e drejtorëve ekzekutivë janë optimistë për perspektivën e rritjes ekonomike globale në 12 muajt e ardhshëm, nga 28% në vitin 2023. Pritjet e drejtorëve ekzekutivë për rënie ekonomike kanë rënë gjithashtu nga një rekord i lartë në vitin e kaluar 63% në 29%, ndërsa ekspozimi i perceptuar ndaj inflacionit dhe qëndrueshmërisë makroekonomike është ulur për 24 pikë përqindje (në 6%) dhe 13 pikë përqindje (në 10%) përkatësisht. 

Përballë konflikteve të vazhdueshme, proporcioni i drejtorëve ekzekutivë që ndjehen se kompania e tyre është shumë ose ekstremisht e ekspozuar ndaj rrezikut të konfliktit gjeopolitik është ulur për 15 pikë përqindje (në 13%).

CEO-t në shumicën e vendeve të botës janë gjithashtu më të prirur të jenë optimistë në lidhje me perspektivën ekonomike vendase sesa pesimistë. Drejtorët ekzekutivë në Kosovë janë në përgjithësi aq optimistë sa ata, 42% presin që ekonomitë e tyre vendase të përmirësohen, ndërsa 29% presin rënie.

Ndonëse trajektorja është pozitive, besimi është i brishtë për shkak të megatrendeve, duke përfshirë ndikimet teknologjike – të përfaqësuar nga Inteligjenca Artificiale – dhe tranzicionin klimatik. Më shumë se gjysma (55%) e drejtorëve ekzekutivë shprehen se nuk besojnë se biznesi i tyre aktual do të jetë i qëndrueshëm në një dekadë nëse vazhdon në rrugën e tij aktuale – nga 45% në 2023. Në reflektim të pasigurisë për mënyrën se si do të menaxhojnë megatrendet, drejtorët ekzekutivë janë pak më pak të sigurtë sesa vitin e kaluar në planet për rritjen e të ardhurave të kompanisë së tyre në 12 muajt e ardhshëm – nga 50% në 35%.

Mundësia e Inteligjencës Artificiale

CEO-t e shohin në masë të madhe Inteligjencën Artificiale ​si një katalizator për efikasitet, inovacion dhe ndryshim transformues. Gjysma (52%) e CEO-ve besojnë se Inteligjenca Artificiale do të ndryshojë ndjeshëm mënyrën se si kompania e tyre krijon, shpërndan dhe shton vlerë në tre vitet e ardhshme.

CEO-t janë gjithashtu optimistë për ndikimin afatshkurtër të Inteligjencës Artificiale. Gjatë 12 muajve të ardhshëm, rreth një e treta (35%) presin që Inteligjenca Artificiale të përmirësojë cilësinë e produkteve ose shërbimeve të tyre dhe pothuajse një e katërta (23%) shprehen se do të rrisë aftësinë e tyre për të ndërtuar besim me palët e interesuara. Ata gjithashtu presin rezultate më të mira për biznesin e tyre – 35% presin që ajo të ndikojë pozitivisht në të hyrat e biznesit dhe 39% presin që ajo të ndikojë pozitivisht në fitim. 

Por ndërsa drejtorët ekzekutivë po kërkojnë gjithnjë e më shumë përfitime transformuese të Inteligjencës Artificiale, shumica e madhe thonë se aplikimi do të kërkojë përmirësimin e aftësive të fuqisë punëtore (48%). Ata gjithashtu kanë shprehur shqetësim në lidhje me rrezikun e sigurisë kibernetike (45%), keqinformim (32%), detyrime ligjore dhe risk të reputacionit (19%).

CEO-të raportojnë përparim në prioritete klimatike

Teksa drejtorët ekzekutivë vendosin prioritete, shumë po e shohin tranzicionin klimatik si një faktor që përmban mundësi të dallueshme përveç rreziqeve. 10% presin që ndryshimet klimatike të ndryshojnë mënyrën se si ata krijojnë, ofrojnë dhe shtojne vlerë gjatë tre viteve të ardhshme – në krahasim me 6% të shprehur sa i përket 5 viteve të fundit.

Drejtorët ekzekutivë po tregojnë përparim në shëndrrimin e ideve të tyre në veprime konkrete për biznesin e tyre.  58% kanë filluar ose përfunduar iniciativa për të përmirësuar efikasitetin e energjisë, ndërsa 41% raportojnë se kanë bërë hapa të ngjashëm kur bëhet fjalë për inovacionin e produkteve, shërbimeve ose teknologjive të reja.

Nga ana tjetër, vetëm 36% vërejnë se kanë bërë përparim ose kanë përfunduar përfshirjen e rrezikut klimatik në planifikimin financiar (me 39% që nuk kanë plane për të bërë këtë). 

Rëndësia e inovacionit

Ndërsa drejtorët ekzekutivë bëhen më të vetëdijshëm për megatendencat me të cilat përballen bizneset globalisht, të anketuarit shprehën shqetësim në rritje rreth qëndrueshmërisë afatgjatë të biznesit të tyre. Më shumë se gjysma (55%) vërejnë se janë të shqetësuar se bizneset e tyre nuk do të jenë të shëndetshme përtej dekadës së ardhshme pa inovacion – nga 45% në 2023.

Por ndërsa drejtorët ekzekutivë po ndërmarrin veprime, ata përballen me një sërë sfidash. Rreth dy të tretat (61%) citojnë mjedisin rregullator si pengues i aftësisë së tyre për të sjellë inovacion dhe risi në modelin e tyre të biznesit në të paktën një masë të moderuar, 36% tregojnë për shqetësimet operacionale konkurruese dhe 42% tregojnë për mungesën e aftësive në fuqinë punëtore të kompanisë së tyre.

Raportin e plotë e gjeni për:

Kosovë: link 

Shqipëri:link 

Rreth PwC

Në PwC, qëllimi ynë është të krijojmë besim në shoqëri dhe të zgjidhim probleme të rëndësishme. Ne jemi një rrjet firmash në 151 vende të botës dhe me mbi 364,000 punonjës të cilët janë të përkushtuar për të ofruar cilësi në shërbimet e auditimit, këshillimit financiar, fiskal dhe ligjor. Prezenca jonë në Kosovë është nga viti 2009. Për më tepër mbi ne dhe shërbimet tona, na kontaktoni ne al_pwc_kosovo@pwc.com dhe vizitoni: https://pwc.com/ks 

© 2024 PwC. Të gjitha të drejtat e rezervuara. PwC i referohet rrjetit PwC dhe/ose një ose më shumë firmave anëtare të saj, secila prej të cilave është një entitet juridik i veçantë.

Ju lutemi shikoni www.pwc.com/structure për detaje të mëtejshme.

 

 

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Euro Auto Ekspertizë - Dynomark
Kalo në kategori