LAJMI I FUNDIT:

Tri biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë për jetën seksuale

Tri biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë për jetën seksuale

Komunikimi i rregullt dhe i hapur rreth nevojave, dëshirave, preferencave apo kufijve seksualë është çelësi për të një marrëdhënie të shëndetshme dhe të plotësuar

Colleen Marshall, eksperte e raporteve në çift dhe familjeve sugjeron se nëse doni të “lundroni” në të njëjtin anije dëshirash me partnerin/en sa i takon aspektit seksual, ja tre bisedat që nuk duhet t’i shmangni!


1: Kufijtë, brenda dhe jashtë dhomës së gjumit

Pse është e rëndësishme? Gruaja mund të ketë dëshirë për të kryer aktin seksual me drita ndezur, partneri nuk do. Nga ana tjetër, ai dëshiron të provojë pozicione të reja në shtrat, ndërsa ajo është fanatike e zgjedhjeve të vjetra. Këto janë biseda që duhen bërë dhe respektuar jo vetëm brenda dhomës së gjumit, por edhe jashtë saj.

Diskutimi i këtyre temave në një mjedis jo kërcënues dhe jo gjykues, mund t’i ndihmojë të dy partnerët të ndihen më rehat duke u shprehur sinqerisht për dëshirat dhe frikërat.

GettyImages

2: Pranimi i luhatjeve të dëshirave seksuale

Edhe pse e njihni bashkëshortin/en tuaj, ndjenjat për seksin dhe lidhjen mund të ndryshojnë. Ndoshta, ju jeni bërë nënë pak muaj më parë dhe sigurisht që seksi është akti i fundit që ju shkon ndërmend pas gjithë lodhjes dhe rraskapitjes gjatë ditës. Ose ndoshta ai është duke marrë një ilaç që ul dëshirën e tij seksuale.

Të kuptuarit se nivelet e dëshirës mund të ndryshojnë shumë midis individëve, ndaj mundohuni të largoni fajin dhe turpin nga kjo, në mënyrë që të arrini një mirëkuptim të ndërsjellë.

Femrat problemet i zgjidhin me bisedë, ndërsa meshkujt me seks
Lexo po ashtu Femrat problemet i zgjidhin me bisedë, ndërsa meshkujt me seks

3: Nevojat dhe dëshirat

Pajtueshmëria seksuale është një aspekt thelbësor i çdo marrëdhënieje romantike dhe nuk është e pazakontë që çiftet të kenë mosmarrëveshje ose dallime në dëshirat dhe preferencat e tyre seksuale.

Thelbi i këtyre bisedave është lidhja intime, e cila ndërtohet nga besimi dhe diskutimet e sinqerta. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Fisi ku jetojnë gratë e bukura me fatin e vështirë: Burrat ua kanë bllokuar hundët për një arsye tronditëse

Fisi ku jetojnë gratë e bukura me fatin e vështirë: Burrat ua kanë bllokuar hundët për një arsye tronditëse

Lifestyle
Duket e pabesueshme, por kjo është fantazia seksuale më e madhe femërore

Duket e pabesueshme, por kjo është fantazia seksuale më e madhe femërore

Intimitet dhe Pasion
Fisi i cili për shkak të bukurisë vuan dhembje të madhe: Asnjë nga ta nuk dëshiron të heqë dorë nga tradita mizore!

Fisi i cili për shkak të bukurisë vuan dhembje të madhe: Asnjë nga ta nuk dëshiron të heqë dorë nga tradita mizore!

A ekziston me të vërtetë magjia e zezë apo 'sehiret' - si mund të shpëtojmë prej tyre?

A ekziston me të vërtetë magjia e zezë apo 'sehiret' - si mund të shpëtojmë prej tyre?

Kërshëri
Pesë këshilla se si të përgatiteni për udhëtim me sa më pak stres

Pesë këshilla se si të përgatiteni për udhëtim me sa më pak stres

Lifestyle
A është heshtja një formë abuzimi? Kur “nuk po flas me ty” fillon të ndiej dhembje dhe shndërrohet në dhunë

A është heshtja një formë abuzimi? Kur “nuk po flas me ty” fillon të ndiej dhembje dhe shndërrohet në dhunë

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori