LAJMI I FUNDIT:

Për Putinin, Gaza është dhurata më e madhe

Për Putinin, Gaza është dhurata më e madhe

Burimi: The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com

Supozohet se mafia pyeti cui bono (kush përfiton?) kur përpiqej të kuptonte se kush qëndronte prapa një sulmi. Nuk ka asnjë provë se, në vitin e kaluar, Vladimir Putini i Rusisë kishte ndonjë lidhje me masakrën e tmerrshme të 1200 civilëve izraelitë nga Hamasi. Por, Rusia ka qenë përfituesja kryesore. Për të arritur në këtë përfundim, vetëm duhet të pyesni cui malo (kush humb?). Përgjigja kryesore, në aspektin gjeopolitik, është Joe Bideni. Derisa forcat izraelite lëvizin në enklavën Rafah të Gazës, situata ka të ngjarë të përkeqësohet.

Fati ishte që barbaria e Hamasit të ndodhte më 7 tetor, që është ditëlindja e Putinit. Paqëndrueshmëria gjeopolitike, që atëherë i është dorëzuar Moskës si dhuratë e paketuar. Putini tani e ka më të lehtë që ta përshkruajë si guaskë të zbrazët “rendin ndërkombëtar liberal” të Bidenit. Bideni e ka bërë të qartë se deri në fund do ta mbështesë Izraelin, nëse Gjykata Ndërkombëtare Penale jep ndonjë aktakuzë ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ndaj kolegëve të tij. Në anën tjetër, presidenti amerikan e mbështet padinë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Putinit, për krimet e dyshuara të tij në luftën e Ukrainës.


Ironia është se deri më 7 tetor, Putini dhe Netanyahu kishin diçka nga admirimi i ndërsjellët shoqëror. Secili te tjetri e shihte udhëheqësin e fortë i cili bën gjithçka që duhet për ta ruajtur pushtetin. Secili kishte përbuzje për liberalët amerikanë dhe në përgjithësi për demokratët qëllimmirë. Ende mbesin ato pakënaqësi të përbashkëta. Megjithatë, që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022 dhe veçanërisht që nga 7 tetori, Rusia është larguar nga Izraeli dhe është drejtuar te Irani, te armiku kryesor i Izraelit.

Irani ia ka dërguar Rusisë furnizimet e mëdha me dronë, për t’i përdorur ato kundër Ukrainës. Rusia, nga ana e saj, ka hequr dorë nga çdo pretendim për të qenë e paanshme midis Iranit dhe Izraelit, gjë që për shumë vjet përpiqej ta bënte me kujdes. Moska gjithashtu e priti një delegacion të zyrtarëve të lartë të Hamasit, tri javë pas sulmeve ndaj Izraelit. Në mënyrë të kobshme, edhe Putini po kalon në antisemitizëm të hapur. Deri në kohët e fundit, ishte një nga liderët e paktë në historinë ruse i cili e shmangu atë kurban të lashtë. Tani, në mënyrë të vazhdueshme i referohet faktit se udhëheqësi i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, është hebre. Çuditërisht, këtë e bën bashkë me pretendimin se Zelenskyy po e drejton një shtet nazist.

Çdo gjë që është e keqe për Bidenin, është e mirë për Putinin. Duke qenë se është i vetmi mbrojtës i “rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, fitorja e Bidenit në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës do të ishte lajm i keq për Moskën. Siç tha për FT këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Bidenit, Jake Sullivan, mandati i dytë i Bidenit do ta shtynte Ukrainën në kundërofensivën e vitit 2025 në territorin e pushtuar nga Rusia.

Fitorja e Donald Trumpit do të nënkuptonte kapitullimin e detyruar të Ukrainës ndaj kushteve ruse në një tryezë të bisedimeve. Sa më shumë kaos të ketë në Gazë nga tash e deri në nëntor, aq më e vështirë do të jetë për Bidenin që ta mposht Trumpin. Kjo është ajo që lëvizjen e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit në Rafahun lindor, në këtë javë, e bën kaq të rrezikshme për Bidenin.

Në pjesën më të madhe, Putini është përfitues pasiv i pasojave të operacioneve izraelite në Gazë. Por, interesat e tij, përkitazi me këtë, përshtat me ato të Netanyahut. Udhëheqësi izraelit këtë javë në fakt i sabotoi gjasat për armëpushim me Hamasin, duke thënë se do të veprojë në Rafah.

Udhëheqësi i Izraelit e ka një konflikt epik interesi. Kur lufta përfundon, do të ketë zgjedhje të përgjithshme izraelite. Sondazhet sugjerojnë se partia Likud e Netanyahut nuk do të fitojë, që do të thotë se ai mund të shkojë direkt në burg për gjyqet e vonuara për korrupsion. E ka çdo shkak për ta vazhduar luftën. Kjo Netanyahun e paraqet si kërcënim të madh të perspektivave të rizgjedhjes së Bidenit, po aq sa edhe Putini.

Është e mundur që ekipi i Bidenit, i udhëhequr nga Antony Blinkeni, nga sekretari i tij i Shtetit, si dhe nga Bill Burns, nga drejtori i tij i CIA-s, do ta gjejnë mënyrën për ta shtyrë Izraelin dhe Hamasin që të bien dakord për një armëpushim dhe për lirimin e disa pengjeve. Kjo mund ta ndryshojë situatën në Izrael. Netanyahu e di se do jetë shumë më e vështirë për t’i rifilluar operacionet ushtarake, pasi të ketë filluar ai proces trefazor. Siç tha Sullivani në fundjavën e kaluar, diplomacia ka të bëjë me marrjen e “njëmijë jo-ve, derisa një ditë të arrini te një po”. Arritja te ajo “po” është prioriteti kryesor i Shtëpisë së Bardhë.

Dështimi për ta arritur armëpushimin, mund të nënkuptojë mijëra vdekje të tjera civile në Gazë, uri të mundshme pasi ndihma humanitare është e kufizuar, dhe më shumë protesta në kampuset e Amerikës. Kjo gjithashtu çon në zgjerimin e ndarjeve në Partinë Demokratike. Për shkak të brengave humanitare, Bideni kohët e fundit e ndaloi një dërgesë të armëve në Izrael. Do të detyrohet të jetë shumë më i ashpër se kaq, nëse përsëri përshkallëzohet lufta në Gazë.

Gjatë gjithë kohës, Bideni duhet ta ketë parasysh një gjë. Ajo që është e mirë për Netanyahun është e mirë për Putinin dhe rrjedhimisht për Trumpin. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Kalo në kategori