LAJMI I FUNDIT:

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Futbollistët e vjetër apo “garda” e vjetër e Manchester Cityt ka vendosur rregulla strikte të reja për parkimin e veturave për të gjithë anëtarët e ekipit të parë të Qytetarëve.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, një grup prej pesë lojtarësh me përvojë të ekipit të parë kanë dalë me një rregull të ri parkimi për t’i siguruar vetes një vend më të mirë në parking të qendrës stërvitore.

Thuhet se Kyle Walker, Kevin De Bruyne, Ruben Dias, Rodri dhe Bernardo Silva ishin shtytësit kryesorë të aksionit që solli një ndryshim në lidhje me hapësirat e reja të parkimit.

Tani ka një sistem parkimi më të “organizuar” që renditet në bazë të statusit të tyre dhe kohës së kaluar në klub.

“Tashmë të gjithë kanë numrin e tyre dhe lojtarë si Mateo Kovacic, Matheus Nunes dhe Jeremy Doku janë më larg hyrjes se ata që kanë qenë me klubin gjatë viteve të suksesit nën Guardiolën”, thuhet në raportin e portalit të lartpërmendur.

Është një rregull që nuk është përdorur më parë në klubin nga Etihad dhe është e paqartë pse lojtarët e Cityt kanë vendosur ta zbatojnë atë në këtë fazë të sezonit.

Megjithatë, nuk është hera e parë që një klub anglez ka miratuar rregulla strikte rreth makinave dhe parkimit me lojtarë më të rinj, pasi Liverpool “detyron” futbollistët e tyre të rinj të nënshkruajnë një klauzolë të pazakontë makinash në kontratat e tyre që i ndalon ata të drejtojnë automjete me motorë më të mëdhenj se 1.3 litra në përpjekje për të qëndruar me ‘këmbë në tokë’ në fillim të karrierës së tyre.

Kujtojmë se City po lufton me Arsenalin për titullin kampion të Anglisë dhe me tre xhiro deri në fund ka një pikë më pak se Topçinjtë dhe një ndeshje më pak, kështu që është e qartë se nëse marrin të gjitha fitore deri në fund, do të jetë kampion i Anglisë për të katërtën herë radhazi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti i bën një kërkesë të veçantë Kroosit pas triumfit në Ligën e Kampionëve

Ancelotti i bën një kërkesë të veçantë Kroosit pas triumfit në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Cristiano Ronaldo telefonon dy ish-bashkëlojtarët e tij tek Real Madridi – i dëshiron tek Al Nassr

Cristiano Ronaldo telefonon dy ish-bashkëlojtarët e tij tek Real Madridi – i dëshiron tek Al Nassr

Ligat tjera
“Për mua ishte e para, disa as nuk e festonin më”, Joselu reagon pas triumfit në Ligën e Kampionëve

“Për mua ishte e para, disa as nuk e festonin më”, Joselu reagon pas triumfit në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Jose Mourinho befason kur pyetet se cili është personi më i famshëm që ia ka numrin e telefonit

Jose Mourinho befason kur pyetet se cili është personi më i famshëm që ia ka numrin e telefonit

Ndërkombëtare
Man United e gjen menjëherë zëvendësuesin e Martialit – ofron 60 milionë euro për shërbimet e tij

Man United e gjen menjëherë zëvendësuesin e Martialit – ofron 60 milionë euro për shërbimet e tij

Premier League
Pamje nga xhirimi i ngadalësuar, momenti kur Zhang nokatuan me një goditje të tmerrshme Wilderin

Pamje nga xhirimi i ngadalësuar, momenti kur Zhang nokatuan me një goditje të tmerrshme Wilderin

Boks
Kalo në kategori