LAJMI I FUNDIT:

Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Pak mund ta kishin parashikuar thrillerin me katër gola mes Bayern Munichut dhe Real Madridit – por kjo është pikërisht ajo që bëri Daniel Sturridge.

Të dy skuadrat luajtën një barazim 2-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kmapionëve në Allianz Arena.

Dhe Sturridge mendoi saktë se Leroy Sane dhe Harry Kane do të ishin në shënjestër të vendasve, duke parashikuar se goditja e këtij të fundit do të vinte nga pika e bardhë.

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Lexo po ashtu Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Para fillimit të ndeshjes, anglezi postoi në X: “Sane do të jetë një problem i madh sonte. Gol për të dhe një penallti për Kane”.

Ishte Sane ai që barazoi për skuadrën e Thomas Tuchel në minutën e 53-të. Katër minuta më vonë, Kane realizoi nga penallti për të kaluar në epërsi Bayernin.

Ish-sulmuesi i Chelseat dhe Liverpool Sturridge parashikoi gjithashtu se Vinicius Junior do të ishte në listën e rezultateve, me brazilianin që do të realizonte dy herë.

Dhe ndërsa ai gjithashtu paralajmëroi Rodrygo të ishte në listën e golashënuesve, por anësor fitoi për Realin një penallti që ndihmoi skuadrën spanjolle të merrte një barazim.

Sturridge komentoi: “Unë mendoj se Vini dhe Rodrygo të dy shënojnë sonte. Shpejtësia e tyre është vrastare”.

Sa i përket rezultatit të ndeshjes së plotë, ai madje mendoi se do të përfundonte në barazim 2-2, duke shkruar: “Unë mendoj se shkon 2-2. Mund të jetë 3-2 për Bayernin nëse shikon nga bankina. Shumë gola”.

Mediat sociale mbetën të habitura nga fuqitë parashikuese të Sturridge, me shumë që i kërkuan ish-reprezentuesit të Anglisë të parashikonte ngjarje të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Brenda botës së çmendur të Fenerbahces, klubit të ri të Jose Mourinhos - tifozë të trazuar, lojtarë që po largohen dhe huliganë famëkeq

Brenda botës së çmendur të Fenerbahces, klubit të ri të Jose Mourinhos - tifozë të trazuar, lojtarë që po largohen dhe huliganë famëkeq

Ligat tjera
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United

Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United

Premier League
Pep Guardiola synon ribashkimin me yllin e Bayernit – rivalizon Barçën për shërbimet e tij

Pep Guardiola synon ribashkimin me yllin e Bayernit – rivalizon Barçën për shërbimet e tij

Premier League
Gjithçka rreth finales së Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund - Real Madrid

Gjithçka rreth finales së Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund - Real Madrid

Liga e Kampionëve
Pesë lojtarët që Mourinho mund të nënshkruajë për të ndërtuar një formacion të përsosur te Fenerbahce

Pesë lojtarët që Mourinho mund të nënshkruajë për të ndërtuar një formacion të përsosur te Fenerbahce

Ligat tjera
Plotësohet dëshira e Mikel Artetës, sulmuesi i njohur i thotë

Plotësohet dëshira e Mikel Artetës, sulmuesi i njohur i thotë "po" ofertës së Arsenalit

Premier League
Kalo në kategori