LAJMI I FUNDIT:

Mbahet mend si një ndër trajnerët më të dobët në histori të Chelseat, tani është bërë president i Portos

Mbahet mend si një ndër trajnerët më të dobët në histori të Chelseat, tani është bërë president i Portos

Presidenca më e gjatë dhe më e suksesshme në histori të futbollit mori fund mbrëmjen e së shtunës. Andre Villas-Boas u zgjodh presidenti i ri i Portos, duke i dhënë kështu fund regjimit 42-vjeçar të Jorge Nuno Pinto da Costas.

Rreth 26,741 mijë persona dolën për të votuar, duke thyer rekordin parprak prej 10,000 mijë personash dhe duke i dhënë Villas-Boas rreth 80 për qind të votave për një triumf historik.


“FC Porto është e lirë përsëri!”, ishin fjalët e Villas-Boas në një fjalim, duke iu referuar besimit të tij të përsëritur se Pinto da Costa dhe stafi i tij po abuzonin me pozitat dhe fuqinë e tyre për interesa personale, dhe kundër interesave të klubit.

Megjithatë, gjatë kampanjës, Villas-Boas e shmangu akuzimin direkt të Pinto da Costas për keqbërje gjatë regjimit të tij, madje duke shprehur mirënjohjen e tij për shërbimet që ky i fundit i ka dhënë klubit të Portos.

Porto fitoi 68 trofe dhe u shpallën dy herë kampionë të Evropës nën presidencën e Pinto da Costas.

“Dua të shpreh mirënjohjen time për Jorge Nuno Pinto da Costa për gjithçka që ai i ka dhënë Portos, jetën që ja dha Portos, dhe i garantojë atij se do të mbetet gjithmonë shtëpia e tij”, ka thënë Villas-Boas.

Përpara një turme të mbushur plot dhe euforike në selinë e tij të fushatës, AVB tha se ishte i etur për të filluar punën.

“Shpresoj të korrespondoj plotësisht me kërkesat e të gjithë Portistëve: të fitojmë, të ngremë trofe dhe të ndërtojmë një klub të qëndrueshëm për të ardhmen. Ne kemi një mision të gjatë përpara. Do të duhet punë e mundimshme në një shtëpi që duhet ristrukturuar, rregulluar dhe riorganizuar”, është shprehur ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Ligat tjera
Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Euro 2024

Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Euro 2024

Përfaqësueset
Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Përfaqësueset
Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga

"Plotësova një ëndërr" - Kvaratskhelia ndali festën në gjysmë për ta përshëndetur Ronaldon, në fund mori fanellën e tij

Përfaqësueset
Kalo në kategori