LAJMI I FUNDIT:

Vesa Luma tregon se u bë ajo “sebep” i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Vesa Luma tregon se u bë ajo “sebep” i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Historia e dashurisë mes sipërmarrësit Erolld Belegu dhe nutricionistes Diola Dosti vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut.

Çifti, i cili ka qenë subjekt i shumë komenteve dhe artikujve në media, ka një rrëfim të veçantë për fillimin e lidhjes së tyre.

Miqësia dhe dashuria kanë marrë rrugët e tyre në një vend dhe moment të veçantë – pikërisht në një koncert recital të këngëtares së njohur Vesa Luma.


Foto: Erolld Belegu dhe Diola Dosti/Instagram

Një imazh nga ky koncert i përvitshëm është ndarë tashmë nga vetë Vesa në profilin e saj në Instagram, ku me nostalgji dhe dashuri ajo zbulon se ishte aty ku lindi dashuria mes Erolldit dhe Diolës.

“Pra këtu, në Pikëves’e, në këtë moment lindi dashuria e dy miqve të mi që i dua fort. Ju këndofsha në dasmë”, ka shkruar Vesa Luma, duke iu referuar pikërisht vendit ku u mbajt koncerti i saj, që në rastin konret ishte Salla e Operas dhe Baletit në Tiranë.

Foto: Vesa Luma/InstaStory

Vesa përndryshe këtë vit po shënon një rikthim në muzikë, pasi përveç koncertit recital, ajo ishte pjesëmarrëse edhe në Festivalin e RTSh-së dhjetorin e kaluar, në një këngë dashurie me bashkëshortin e saj, Big Basta, të titulluar “Mbinatyrale”. /Telegrafi/