Pamjet shqetësuese të MVP-së së NBA: Është gjysma e fytyrës së tij e paralizuar?
MVP i vitit të kaluar i NBA, Joel Embiid, pas një pauze dy mujore për shkak të lëndimit, u rikthye në kohë për play-off-in dhe në transmetimin e ndeshjes ndërmjet Philadelphia 76ers dhe New York Knicks (101:104), u vu re në disa raste se ai nuk i mbyllte fare syrin e majtë.
Domethënë, sa herë që kamera fokusohej tek ai, qoftë kur bënte gjuajtje të lira, qoftë kur ishte i shtrirë në dysheme, syri i tij i majtë ishte vazhdimisht i hapur, ndërsa syri i djathtë pulsonte normalisht.
Madje në një moment ai ngriti sytë, por vetëm ana e djathtë e ballit iu rrudh, duke shkaktuar dyshimin se e gjithë ana e fytyrës i ishte paralizuar.
Gjatë intervistës në dhomat e zhveshjes, ai ka mbajtur kokën ulur dhe ka mbuluar fytyrën me duar dhe në rrjetet sociale kanë gjetur shpejt situatën kur është goditur pa dashje nga shoku i skuadrës, Kelly Oubre Jr.
Embiid u fotografua me syze dielli në palestër një ditë më vonë në stërvitjen e mëngjesit, gjë që sugjeron ndjeshmërinë e syve, por vetëm shfaqja në praktikë është një shenjë e mirë se nuk është një lëndim më serioz.
Meqë ra fjala, mediat botërore shfaqin mendimin e doktor Brian Sutterer, i cili beson se është dëmtimi i nervit që merr komandën e ndezjes nga truri dhe një teori tjetër tregon për paralizën e Bellit të shkaktuar nga një infeksion. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Thiago Motta ka pranuar të drejtojë Juventusin, detajet e marrëveshjes
FC Roha Eagles, skuadra shqiptare në futsall do të luajë në turneun e famshëm të SHBA-së për shpërblimin e 1 milion dollarëve
Maqedonia e bën të ditur listën për Kroacinë dhe Çekinë, rikthehet Isnik Alimi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251