LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë

Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers beson se ‘me siguri, disa njerëz po të ushtrohen si ajo, do të bëhen për vdekje’.

Sipas tij, Taylor ushtrohet gjashtë ditë në javë, nganjëherë dy orë në ditë, gjatë pushimit.


‘Taylor është personi më elastik që kam takuar ndonjëherë, – tha ai. – Është frymëzuese ta shohësh se si kalon pengesat dhe bëhet më e mirë dhe më e fortë në fund. Kjo përkthehet edhe gjatë stërvitjes së saj.’

Themeluesi i palestrës ‘The Dogpound’ vazhdoi: ‘Kur i jap një ushtrim të vështirë, jo vetëm që është në gjendje ta përfundojë, por kërkon ushtrimin tjetër. Kjo përfundimisht e bën më të fortë, më të mirë dhe më të shpejtë.’

Ndërsa për ditët kur ajo është në lëvizje, Kirk tha se ajo stërvitet dy herë në javë e përqendruar në ‘ushtrime force e kondicionimi’.

‘Taylor trajnohet gjatë gjithë turneut, – tha ai. – Është më shumë për mirëmbajtje’.

Plus, koncerti 3 orë është një maratonë në vetvete, kjo ndikon gjithashtu në stërvitjen e saj javore.

‘Nëse e keni parë shfaqjen, e dini se sa intensiv është fizikisht’, – shpjegoi ai.

Por ushtrimet janë vetëm maja e ajsbergut. Siç vuri në dukje dhe Taylor, ajo hoqi dorë nga pijet në mënyrë që të përgatitej për turneun dhe të thyente rekord, citon revista Class.

Ajo tha se, pavarësisht se ishte e sëmurë, e lënduar, e stresuar, ajo e sheh si pjesë të identitet të saj të dhurojë shfaqje për fansat e saj. Taylor përmendi se, për sa kohë nuk ndodh ndonjë gjë e paparashikueshme, jashtë kontrollit të saj, gjithmonë do ta përmbushë detyrimin ndaj atyre që kanë blerë biletat. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Hëna e plotë e janarit: Si do të ndikojë për të gjitha shenjat

Hëna e plotë e janarit: Si do të ndikojë për të gjitha shenjat

Astrologji
Shumica e njerëzve përdorin shumë detergjent rrobash, sa ju nevojitet vërtet?

Shumica e njerëzve përdorin shumë detergjent rrobash, sa ju nevojitet vërtet?

A e dini se...
Në cilin vend jetojnë të rinjtë më të pakënaqur në Evropë?

Në cilin vend jetojnë të rinjtë më të pakënaqur në Evropë?

Lifestyle
Si ta dalloni nëse ka kamera të instaluara fshehtazi në një dhomë hoteli?

Si ta dalloni nëse ka kamera të instaluara fshehtazi në një dhomë hoteli?

A e dini se...
Shtatë gjërat kryesore që do të ndryshojnë kur Princi William të bëhet Mbret

Shtatë gjërat kryesore që do të ndryshojnë kur Princi William të bëhet Mbret

Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi

Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi

A e dini se...
Kalo në kategori