Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është optimiste për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Pas votimit në Asamblenë Parlamentare, euro-deputetja gjermane, thotë se shpreson që të arrihet shumica e votave edhe në Komitetin e Ministrave të Punëve të Jashtme, në mbledhjen e muajit maj.
Megjithatë, ajo shton se disa shtete janë më kritike, pasi kërkojnë përparim në lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Euro-deputetja gjermane në një intervistë për KosovaPress, kërkon nga Kosova dhe Serbia zbatimin pakushte të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit.
Sipas saj, Lista Serbe ka gabuar kur ka kërkuar bojkotimin e procesit të votimit të 21 prillit për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave veriore, derisa thekson nevojën e largimit të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, pas përfundimit të këtij procesi.
“Shpresojmë se do të gjejmë gjithashtu një shumicë në Komitetin Ministror. Kam dëgjuar se disa shtete anëtare mund të jenë më kritike se sa kanë qenë disa muaj më parë, por nuk mund t’ju them në mënyrë të veçantë sa kritik do të jenë.
Por, unë me të vërtetë shpresoj se Kosova do të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës sa më shpejt që të jetë e mundur, kështu që shpresoj që të gjithë ata që mund të kontaktojnë kolegët, dhe këtë e bëmë shumë rregullisht me kolegët tanë në delegacionin gjerman, por unë shoh që duhet të ketë një mbështetje të madhe. Unë shoh që ata janë vërtet pro këtij anëtarësimi, shpresoj që të gjithë të tjerët që kanë interes për çështjet e Kosovës të bëjnë të njëjtën gjë”, thotë ajo.
Sipas saj, dialogu me Serbinë është vendimtar për zhvillimin e Kosovës dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Von Cramon nënvizon nevojën që të ketë progres më të shpejtë nga dy palët për zbatimin e ujdive të dakorduara.
Megjithatë, ajo kritikon Serbinë se nuk po bënë asnjë lëvizje për zbatimin e marrëveshjeve, përkundrazi po angazhon aktivisht që të shkel nenet e saj, derisa përmend angazhimin e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. ./kp
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Vërshime në Prishtinë, rruga "Ali Pashë Tepelena" shndërrohet në liqe
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
E rrahin e më pas ia vjedhin telefonin dhe paratë, arrestohen tre të dyshuar në Fushë Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit