LAJMI I FUNDIT:

Akil Gjakova mbetet në mbajtje deri në vendim të gjykatës

Akil Gjakova mbetet në mbajtje deri në vendim të gjykatës

Është mbyllur seanca dëgjimore ndaj xhudistit Akil Gjakova, i cili akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, Suela Mumunovic.

Zëdhënësja e Gjykatës së Pejës, Tringa Zhuti, ka bërë të ditur për Telegrafin se seanca dëgjimore është mbyllur dhe se sot nuk do të ketë vendim për Gjakovën.


“Sot nuk pritet të ketë vendim. Gjakovës do t’i zgjatet ndalimi, brenda afateve ligjore, pra do të vazhdohet ndalimi edhe për 48 orë, derisa gjyqtari i rastit të marrë vendimin”, ka thënë Tringa Zhuti për Telegrafin.

Prokuroria në Pejë ka kërkuar një muaj paraburgim për xhudistin kosovar, Akil Gjakova i dyshuar për veprën penale të dhunës në familje.

Akil Gjakova ishte shpallur në kërkim më 16.04.2024 nga Policia e Kosovës duke kërkuar edhe ndihmën e Qytetarëve për të dhënë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e të njëjtit. I njëjti është arrestuar në pikën kufitare në Vermicë.

Seanca dëgjimore ndaj xhudistit Akil Gjakova do të jetë e mbyllur për publikun
Lexo po ashtu Seanca dëgjimore ndaj xhudistit Akil Gjakova do të jetë e mbyllur për publikun

Ai dyshohet se gjatë vitit 2023 në bazë të deklaratës së bashkëshortes së tij me të cilën është në proces divorci, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj ndërsa e njëjta kishte raportuar edhe dhunë psikologjike për muajt e fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori