LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës për rajonin e Veriut ka bërë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit në Zveçan, respektivisht Zherovnicë është dëgjuar një shpërthim.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani tha për Telegrafin se dyshohet që shpërthimi është shkaktuar nga një granatë dore e cila është hedh në një oborr të një shtëpie.


“Dëme të vogla materiale janë shkaktu, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz”, tha tutje Elshani.

Njësitet relevante të Policisë kanë dal në vend të ngjarjes dhe janë duke u marr me rastin.

Nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës thanë për Telegrafin se është njoftuar prokurori kujdestar dhe ka udhëzuar Policinë për të hapur rast për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Ndërkaq, KosovaPress shkruan e shpërthimi në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur në shtëpinë e afaristit serb, Dragan Mllagjeviq, i njohur me nofkën Soni, në Zherovnicë të komunës së Zveçanit. /Telegrafi/