LAJMI I FUNDIT:

Bllokimi i disa autobusëve dhe veturave të Kosovës në Serbi, një qytetar tregon se policia serbe është duke i marr në pyetje

Bllokimi i disa autobusëve dhe veturave të Kosovës në Serbi, një qytetar tregon se policia serbe është duke i marr në pyetje

Po bëhen pothuajse mbi 10 orë që disa autobusë të Kosovës të cilët janë nisur për në shtetet e Evropës janë ndaluar në pikëkalimin kufitar “Batrovc”, Serbi-Kroaci.

Qytetari, N. K i cili është i ndaluar në këtë pikëkalim kufitar bashkë me shumë të tjerë nga Kosova tregoi se policia kufitare është duke i marr në pyetje (nga koha kur po raportohet 10:17).

Ai tha se kjo është një maltretim që po ju bëhet nga Serbia, për siç tha ai po dyshon se Serbia po hakmerret ndaj tyre pas votimit pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.


“Isha në kabinat e Policisë, na morën në pyetje. Na i morën emrin, mbiemrin, adresën ku banojmë dhe jetojmë, çka punojmë, etj. më shumë maltretim e hakmarrje qysh jam duke e vërejt, nuk e di. Po garant për shkak të Këshillit të Evropës dhe për shkak të një serbi që e kanë ndal e burgos atje në kufirin tonë, e për qata po më duket që ata po hakmerren më së shumti”, tha ai.

Ai tregoi po ashtu se brenda në kabinat e policisë janë diku rreth 17 qytetarë të Kosovës që mbi një orë janë duke u marr në pyetje e siç tha ai nuk po i lejojnë që të dalin.

“E pyeta një serb këtu e më tha që kanë urdhër prej s’nalti duhet me ju marr në pyetje. Këta po dyshojnë në do emra si p.sh Jashari, Morina do mbiemra që janë të ndjeshëm në Kosovë ata po i marrin dhe po i mbajnë në kabina e nuk po i lëshojnë me dalë…”, tha ai.

Serbia bllokon disa autobusë e vetura të Kosovës në pikëkalimin kufitar me Kroacinë, flet njëri nga pronarët e kompanisë
Lexo po ashtu Serbia bllokon disa autobusë e vetura të Kosovës në pikëkalimin kufitar me Kroacinë, flet njëri nga pronarët e kompanisë

Ai tha se atë e kanë mbajtur mbi 7 minuta në kabinë duke e intervistuar.

“Më pyetën ku je kon, ku po shkon. Unë ju tregova që punoj nëpër Serbi, punojna…ua përmenda do qytete të Serbisë ku punojë, do mbiemra të serbëve që punojë te ta…punë e kam. Ma morën emrin, mbiemrin, adresën, shpinë ku banoj, ku jetoj qisi sene. E, më thanë je i lirë. I pyeta a mund ta di se çfarë po ndodh, më thanë që nuk varet prej neve kjo punë, e tjerët janë krejt mrena. Minimum që një orë e gjysmë janë brenda duke i marr në pyetje, afër 16 ose 17 qytetarë duke i marr në pyetje”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq, edhe V.H, i cili është pronar i Kompanisë “Teuta Tours”, i cili është nisur nga Kosova për në Slloveni tregoi për Telegrafin se janë të bllokuar që disa orë.

Ai në një deklaratë për Telegrafin ka treguar se që nga ora 23:00 e mbrëmjes së kaluar janë duke pritur në këtë pikëkalim kufitar pa asnjë arsye të dhënë nga autoritetet serbe.

“Po presim në pikëkalimin kufitar Batrovc, na i kanë marr dokumentet e tash po presim. Prej orës 22:30 mbrëmë natën jemi duke prit këtu. Shkojmë pyesim, por nuk na japin shpjegim. Na thonë që ju ka ardh urdhër prej naltit, duhet me prit çka po thonë. Jemi 30 pasagjerë në autobusë tonin.

Ndërkaq, edhe sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli ka bërë të ditur se në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovc’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobusë me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori