Ka ndërruar jetë 21-vjeçarja e cila ishte goditur nga treni në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, shefi i Mjekimit të Intesives, Shaqir Uka.
Ai ka deklaruar se viktima nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra nga goditja e trenit.
“Fatkeqësisht sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë, nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra nga goditja e trenit”, theksoi ai.
Ndryshe, policia kishte njoftuar se aksidenti kishte ndodhur më 26 mars, rreth orës 16:30.
“Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, kishte deklaruar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251