Ymer Fejzullahu, kryesues i bordit të ZRRE-së theksoi se ulja e tarifave vlen vetëm për konsumatorët të cilët shpenzojnë më shumë se 800 kWh energji elektrikë në muaj dhe për bizneset.
“Zbritja e energjisë elektrike vlen vetëm për konsumatorët me konsum mbi 800 kWh dhe për biznese”- tha ai.
Fejzullahu në “Kallxo Përnime” tha se konsumatorët shtëpiakë nuk përfitojnë zbritje por që ata paguajnë nën koston e furnizimit.
Kryesuesi i bordit të ZRRE-së tha se vendosja e bllok-tarifës prek vetëm 25% të konsumatorëve në Kosovë.
“Në çdo shqyrtim kompanitë kërkojnë rritje të energjisë meqenëse se ata synojnë rritjen e profitit për ne duhet ta reflektojmë koston me furnizim me energji elektrike. Në këtë vit është vendosur edhe bllok-tarifa. Bllok-tarifa i ka prekur rreth 25% të konsumatorëve kur është vendosur 70% janë të paprekur” – tha ai.
Fejzullahu kujtoi se heqja e bllok-tarifave në vitin 2017 u përcoll me rritje enorme të konsumit të energjisë elektrike.
“Kur është hequr bllok-tarifa në vitin 2017 kemi pasë një rritje të enorme të konsumit të energjisë që është në kundërshtim me direktivën e BE-së dhe për ambientin sepse kemi pasur nxitje enorme. 41% kemi pasur rritje në momentin që është hequr bllok-tarifa” – tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rafuna në Washington nënshkruan një akt për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në fushën e turizmit
CineStar feston ditëlindjen e parë më 1 dhe 2 Qershor – bileta për të gjithë filmat vetëm 1,90€
Këtë të premte hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251