Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka dhënë më shumë detaje në lidhje me situatën që paraqitet në Izrael, pas sulmit nga Irani.
Kumbe u shpreh se situata në vend tashmë paraqitet e qetë dhe se nuk bëhet fjalë për evakuim të shqiptarëve që ndodhen në Izrael.
Ambasadorja shprehet se pasdite, kabineti i luftës do të takohet për të dalë në një vendim mbi vijueshmërinë e qëndrimit të Izraelit kundrejt situatës ku shpresohet që palët do të reflektojnë për mospërshkallëzim të situatës, pasi do të sillte destabilizim më të madh në rajon.
“Situata është e qetë në vend. Ka qenë edhe dje në fakt ashtu. Nëse do të ishit në rrugët e Tel Avivit, njerëzit ishin të qetë, zhvillonin aktivitetin e tyre lirshëm. Padyshim dje ishte paralajmëruar risku dhe njerëzit ishin në pritje të udhëzimeve të cilat erdhën në mbrëmje vonë, duke siguruar qytetarët të ishin të qetë, por pranë dhomave të sigurisë. Ishin momentet e para që Izraeli nuk e dinte se si do të zhvillohej sulmi nga Irani. Nuk dinte ende sa do të ishte sulmi. Ishin të gjithë strukturat në pritje. Mbrëmja ishte e gjatë për ne këtu”.
“Të shumtë qytetarët që e kanë ndjekur zgjuar të gjithë aktivitetin ushtarak që ndodhi mbi hapësirën ajrore të Izraelit, por falë zotit çdo gjë shkoi mirë pa humbje jetësh dhe situata sot paraqitet e qetë. I është rikthyer funksionit të plotë. Udhëzimet e insititucionit të sigurisë që zbaton dhe udhëzon qytetarët për rregullat që duhet të ndjekin ka qenë pa asnjë kufizim. I vetmi përjashtim është bërë për institucionet arsimore për ditën e sotme dhe të nesërme”.
“Termi evakuim do të ishte i përdorshëm siç ndodhi me datën 7 Tetor kur vendi ishte jo vetëm në sulm raketash, por edhe me kërcënim të terroristëve në teren ç’ka rrezikonte jetën e qytetarëve. Në rastin konkret Izraeli gjendjen e jashtëzakonshme e kishte vetëm për mbrëmjen, pra për dy ditën që i kanë të deklaruara me deklarata publike. Tani që mbaroi sulmi situata është rikthyer në normalitet”, ka thënë Kumbe për TvKlan.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhavit Haliti dëshmoi në procesin gjyqësor në Bruksel kundër Spasiqit, Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Burgim i përjetshëm ndaj tre serbëve për vrasjen e veprimtarit Enver Hadri në Bruksel në vitin 1990
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Presidentja Osmani uron Sekretarin amerikan të Shtetit: Kosova mezi pret të punojë me ju
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë