Ministria Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë dhe Agjencia Franceze për Zhvillim kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për të zgjeruar bashkëpunimin e tyre dypalësh në mbrojtjen e mjedisit. Ky bashkëpunim synon të forcojë ruajtjen e biodiversitetit, menaxhimin e integruar të zonave të mbrojtura dhe menaxhimin e burimeve pyjore të vendit.
Ai ka për qëllim të thellojë reflektimin për mbrojtjen e zonave detare, masat kundër ndotjes së ujërave si dhe reduktimin e erozionit bregdetar, të gjitha këto, thelbësore për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në bregdetin e Shqipërisë.
Gjatë këtij nënshkrimi në selinë e Agjencisë Franceze për Zhvillim, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe Marie-Hélène Loison, Zëvendës-shefe Ekzekutive e Agjencisë Franceze për Zhvillim, rikonfirmuan këtë angazhim të vendosur dhe konstruktiv.
Ministrja Kumbaro vuri në dukje se: “Viti i Pyjeve vazhdon përtej mbjelljes së pemëve. Nën kornizën e Marrëveshjes Dypalëshe me Qeverine Franceze që u nënshkrua dje, kam privilegjin të nënshkruaj një marrëveshje të rëndësishme me Agjencinë Franceze për Zhvillim për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura. Franca është lider në administrimin dhe shëndetësimin e pyjeve dhe eksporton ekselencën franceze në këtë fushë. Agjencia Franceze për Zhvillim është tashmë një partner shumë i rëndësishëm i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në projektet e mëdha të ekonomisë qarkulluese dhe menaxhimit të mbetjeve, ndaj s’mund të gjenim aleat më të mirë dhe në kohën e duhur siç është Viti 2024 i Pyjeve, për të ndërtuar një urë të re bashkëpunimi që do të na ndihmojë me ekspertizën më të mirë të administrimit të pyjeve si pasuri kombëtare”.
Edhe Marie Hélène Loison shprehu entuziazmin duke theksuar se “ky memorandum mirëkuptimi është një moment historik i ri në angazhimin e vazhdueshëm të Agjencisë Franceze për Zhvillim në Shqipëri. Ne jemi të vendosur të përdorim të gjitha mjetet e bashkëpunimit të Agjencisë Franceze për Zhvillim dhe “Expertise France” për të mbështetur Qeverinë Shqiptare në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Kjo marrëveshje përcakton më saktë kuadrin e bashkëpunimit tonë dhe vendos një bazë solide për një partneritet edhe më të frytshëm në sektorin e mjedisit në vitet e ardhshme”.
Ky memorandum Mirëkuptimi i nënshkruar në Paris, shpreh angazhimin e përbashkët për zbatimin e programeve për shkëmbimet dhe përfitimet e ndërjsjellta në fushat prioritare të biodiversitetit dhe ruajtjes së burimeve natyrore.
Shqipëria bashkëpunon prej pesë vitesh me Agjencinë Franceze për Zhvillim si partner në bashkëpunimin dhe ekspertizën teknike me qëllim mbështetjen e vendit drejt përafrimit të direktivave të BE dhe zbatimin e marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë - Podujevë
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë