LAJMI I FUNDIT:

Lajçak pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE e quan rrugë me dy drejtime

Lajçak pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE e quan rrugë me dy drejtime

Emisari special i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka folur për Ballkanin Perëndimor dhe rrugën e vendeve të këtij rajoni drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Ai në ditën e dytë tëë Forumit të Delfit në Greqi ka folur mbi “Pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE: Nga ngurrimi politik te urgjenca strategjike”.

“Theksova se është një rrugë dydrejtimëshe. Nëse vizioni për një të ardhme evropiane është i besueshëm, të gjithë kandidatët do të jenë më të motivuar për ta bërë pjesën e tyre dhe anasjelltas,” ka shkruar diplomati sllovak.


Mandati dyvjeçar i Lajçak përfundon në fund të gushtit, ndërkohë që është përfolur se në vend të tij do të emërohet slloveni Borut Pahor, por ky i fundit nuk ka paraqitur ende një kërkesë në Shërbimin Evropian për Punët e Jashtme, sipas mediave sllovene.