LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e vrarë në Ferizaj një 21-vjeçare, vëllai i saj i plagosur 15-vjeçar

Gruaja e vrarë në Ferizaj një 21-vjeçare, vëllai i saj i plagosur 15-vjeçar

Një grua 21-vjeçare ka mbetur e vrarë, kurse vëllai i saj 15-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e 12 prillit nga të shtënat me armë zjarri në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, pasi dyshohet se në drejtim të tyre ka shtënë ish-bashkëshorti i viktimës.

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt, duke dhënë informata shtesë për ngjarjen e rëndë, ka njoftuar se gruaja, e identifikuar me inciale, E.C, 21 vjeçe, ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkaq është plagosur edhe D.C, 15 vjeç, pasi në drejtim të tyre ka shtënë me armë zjarri V.A. 36 vjeç.


“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë mësuar se një person brenda Qendrës për Punë Sociale në katin I-rë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave dhe për pasoj një person E.C. e moshës 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekja e saj është konfirmuar nga mjekët kujdestar në vendin e ngjarjes. Ndërsa, plagë trupore ka pësuar personi D.C. i moshës 15 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe është jashtë rrezikut për jetën, kurse i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Telegrafi.

Vritet një grua dhe plagoset një burrë në Ferizaj
Lexo po ashtu Vritet një grua dhe plagoset një burrë në Ferizaj

Më tej thuhet se “ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit e stacionit, hetuesit rajonal të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë identifikuar të dyshuarin V.A.  i moshës 36 vjeçar dhe menjëherë kanë rrethuar zonën përreth dhe pas një pune intensive në terren , në orën 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje dhe e kanë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, për procedura tjera hetimore”.

Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj tregon si ndodhi vrasja e gruas nga ish-bashkëshorti i saj
Lexo po ashtu Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj tregon si ndodhi vrasja e gruas nga ish-bashkëshorti i saj

Sipas Policisë, hetuesit dhe krim teknikët rajonal  janë në vendin e  ngjarjes, të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes,  ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori