LAJMI I FUNDIT:

“Edhe një jetë u shua sot”, ministrja Haxhiu për vrasjen e gruas në Ferizaj: Dorasi të marr dënimin maksimal

“Edhe një jetë u shua sot”, ministrja Haxhiu për vrasjen e gruas në Ferizaj: Dorasi të marr dënimin maksimal

Një grua ka mbetur e vrarë dhe një  mitur është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, pasditen e 12 prillit.

I dyshuari, që dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i viktimës, tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës.


Ndërsa, e tronditur me këtë rast është shprehur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se ky krim duhet të marrë dënim maksimal.

“Pavarësisht përpjekjes sonë të përditshme, angazhimit tonë të vazhdueshëm, gratë ende nuk janë të sigurta. Raste si këto na obligojnë që të vazhdojmë punën dhe angazhimin në adresimin e fenomeneve si dhuna me bazë gjinore dhe femicidi. Të gjitha institucionet përgjegjëse duhet të jenë të pakompromisë në adresimin e këtyre rasteve”, ka shkruar Haxhiu, në një reagim në Facebook.

“Jemi në komunikim me institucionet përgjegjëse që të kuptojmë të gjitha rrethanat dhe të ndërmarrim veprimet sipas kompetencës. Në këto momente të vështira jemi me familjen dhe të afërmit e të ndjerës dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta!”, ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi/