LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria jep detaje për vrasjen e gruas dhe plagosjen e një të mituri në Ferizaj

Prokuroria jep detaje për vrasjen e gruas dhe plagosjen e një të mituri në Ferizaj

Prokuroria e Ferizajt ka dhënë detaje për vrasjen e një gruaje dhe plagosjen e një personi të mitur në Ferizaj, duke konfirmuar se është arrestuar i dyshuari për kryerjen e kësaj vepre të rëndë.

Në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, thuhet se sot rreth orës 14:40 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ka ndodhur një rast i vrasjes.


“Sipas informatave të para dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka ndërruar jetë një person- e gjinisë femërore, ndërsa, një person tjetër – i mitur, ka mbetur i plagosur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton Telegrafi.

Vritet një grua dhe plagoset një burrë në Ferizaj
Lexo po ashtu Vritet një grua dhe plagoset një burrë në Ferizaj

Sipas njoftimit, i dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj tregon si ndodhi vrasja e gruas nga ish-bashkëshorti i saj
Lexo po ashtu Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj tregon si ndodhi vrasja e gruas nga ish-bashkëshorti i saj

Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

“Brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit [të dyshuarit për vrasje], Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale të lartëcekur”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri 31 gusht

Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri 31 gusht

Lajme
Pas dështimit të anëtarësimit në KiE, Krasniqi: Ditë e hidhur për Kosovën - zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme

Pas dështimit të anëtarësimit në KiE, Krasniqi: Ditë e hidhur për Kosovën - zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori