LAJMI I FUNDIT:

Filmi “Guxim” i Drilon Hoxhës arrin në Cineplexx Kosova

Filmi “Guxim” i Drilon Hoxhës arrin në Cineplexx Kosova

Pas suksesit të filmave të fundit shqiptar, si “Në Kuadër të Dashurisë”, “5 Herë Jo” dhe “Dy Gisht Mjaltë 2”, filmi i radhës që arrin në Cineplexx është “Guxim”, i cili trajton temën e një dashurie e cila do të vendosë në lëvizje të gjithë personazhet ku do të bien në pah intrigat dhe manipulimet të cilat vendosin në kurth dy personazhet kryesore.

Ky është një film i zhanrit aksion aventurë i cili është një tjetër prodhim kinematografik nga regjisori dhe aktori Drilon Hoxha, i cili tashmë vazhdon traditën e filmave aksion në Shqipëri, si film i pestë. Nuk ndalon së surprizuari me historitë dhe skenat aksion të detajuara, që të mbajnë të pa levizur përpara ekranit. Këtë herë një dashuri e madhe që të çon në një rrugë pa krye, por të ndjekësh dashurinë nuk është aspak e gabuar edhe pse të duhet të kapërcesh pengesa të paimagjinueshme.

Guximi është një djalë i ri i cili marroset pas Laurës, një vajzë bukuroshe e cila fsheh një të vërtëtë të hidhur. Mania për një stil jetese të caktuar e ka shtyrë Laurën të përfshihet në një marrëdhënie të hapur me Luanin, një burrë të moshuar i cili i ofron vajzës së re jo vetëm para, por edhe pushtet. Marrëdhënia e tyre është parimisht e hapur, xhelozia do e kaplojë Luanin sapo të zbulojë se ka një kundërshtar në luftën e gjatë sa vetë jeta…atë për dashuri.

I mbushur me urrejtje e xhelozi, Luani do të vendosë një çmim për kokën e Guximit, e për të arritur këtë qëllim nuk do të kursejë asnjë metodë. Edhe pse i papërgatitur për kurthet vdekjeprurëse nga i moshuari i pashpirt, Guximi do të luftojë me gjithçka ka, duke rrezikuar jo vetëm jetën e tij, por edhe atë njerëzve të tij të dashur. Të vendosur për të zotëruar zemrën e Laurës, Luani dhe Guximi do të nisin një betejë ku disa do të humbin jetën, e të tjerë do humbin njerëzit e dashur.

Në rolet kryesore koloset e kinemasë Shqiptare Myzafer Zifla, Bujar Asqeriu, Mehdi Malka, Natasha Sela, Drilon Hoxha, Lorenc Kaja, Mimoza Marjanaku, Livia Lozi, Ardit Zela dhe shumë të tjerë.

Premiera e këtij filmi në Cineplexx do të jetë me 17 Prill prej orës 20:30. Ku nga ora 20:00 do të kemi edhe një Meet & Greet me vet Drilon Hoxhën.

Shiko trailerin këtu : Trailer “GUXIM”

Nxitoni dhe blini biletën tuaj në aplikacionin apo web faqen e Cineplexx Kosova.

Web – Cineplexx (cineplexx-ks.eu)

Shkarko në iOS  –  Cineplexx Kosova 

Shkarko në Android – Cineplexx Kosova

Në trend Magazina

Më shumë
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Dua Lipa bën një paraqitja surprizë në ACM Awards, ndërsa performon për herë të parë në zhanrin 'country'

Dua Lipa bën një paraqitja surprizë në ACM Awards, ndërsa performon për herë të parë në zhanrin 'country'

Magazina
Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Magazina
Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Aktorja që luajti Hyremin, Meryem Uzerli shkëlqen me paraqitjen elegante në Festivalin e Kanës

Aktorja që luajti Hyremin, Meryem Uzerli shkëlqen me paraqitjen elegante në Festivalin e Kanës

Magazina
Kalo në kategori