LAJMI I FUNDIT:

Katër llojet e dhimbjeve që nuk janë normale gjatë ciklit

Katër llojet e dhimbjeve që nuk janë normale gjatë ciklit
GettyImages

Vajzat na kuptojnë mirë në këtë drejtim! Ka shumë syresh prej tyre që përjetojnë dhimbje apo shenja para ardhjes së ciklit dhe gjatë atyre ditëve, por ka të tjera që kanë dhimbje të forta dhe të padurueshme

Çdo muaj, trupi lëshon një fluks hormonesh që quhet prostaglandina, të cilat bëjnë që mitra të shtrydhet dhe tkurret për të hequr mukozën e saj. Kontraksionet mund të shkaktojnë ngërçe në të gjithë barkun, madje edhe dhimbje dhe inflamacion.

Por, cilat janë katër llojet e dhimbjeve që nuk janë normale gjatë ciklit?


1. Gjakderdhje e parregullt ose në sasi të madhe

Gjatë menstruacioneve, gratë kanë gjakderdhje zakonisht nga tre deri në shtatë ditë, ku dy ditët e para janë më të rëndat. Nëse keni gjakderdhje më shumë se tetë ditë, mund të keni një problem të shëndetit riprodhues. Mund të jetë një tregues i fibroideve, të cilat janë tumore beninje në mitër dhe në raste të rralla, gjakderdhja e parregullt mund të jetë shenjë e kancerit të mitrës.

2. Dhimbje të legenit

Dhimbjet normale që nuk krijojnë pengesë gjatë përditshmërisë, pra punës apo ndjekjes së shkollës, mund të kalohen me disa ilaçe qetësuese. Por, kur ato bëhen të papërballueshme, ju duhet të lini një takim me mjekun. Nëse dhimbja bëhet e fortë, kjo mund të jetë shenjë e një urgjence, nga problemet e vezoreve te një shtatzëni jashtë mitre.

3. Dhimbje jociklike pelvike

Një tjetër flamur i kuq është dhimbja jociklike e legenit, pra një dhimbje ose rreth barkut, ose rreth legenit që ndodh edhe kur nuk jeni me menstruacione. Kjo ndodh për shkak të ekspozimit ndaj periodave të dhimbshme, për shkak të endometriozës. Njëherësh, muskujt përreth zonës mund të bëhen gjithashtu hiperaktivë, duke shkaktuar dhimbje edhe kur nuk jeni me menstruacione.

Si duket cikli menstrual ‘normal’ në moshën 20, 30, 40 dhe 50 vjeç?
Lexo po ashtu Si duket cikli menstrual ‘normal’ në moshën 20, 30, 40 dhe 50 vjeç?

4. Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale ose urinimit

Mjekja obstetre Gabrielle Whitmore thotë se këto shenja lidhje me çështje të tilla si kapsllëku, infeksion i traktit urinar ose, në rastin e seksit të dhimbshëm, spazma muskulore ose nerva tepër të ndjeshme. Në raste më të rënda, shkak mund të jetë endometrioza, e cila fillon dhe rritet në fshikëz ose në zorrën e trashë duket sjellë shqetësimet e mësipërme.

Pesë minuta për të lehtësuar dhimbjet gjatë periodave
Lexo po ashtu Pesë minuta për të lehtësuar dhimbjet gjatë periodave

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Kur pritet t'ju vijnë menstruacionet pas lindjes?

Kur pritet t'ju vijnë menstruacionet pas lindjes?

Për nënat
A prodhojnë gratë hormone mashkullore?

A prodhojnë gratë hormone mashkullore?

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori