Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, ka folur për procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë në Bruksel.
Murati tha se ndonëse Serbia është pajtuar që të mos e pengojë Kosovën në anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare, ajo vazhdon ta bëjë këtë gjë, derisa shtoi se të dyja palët arsyetojnë në mosrespektimin e marrëveshjeve, sepse, sipas tij, palët akuzojnë njëra- tjetrën për këtë gjë.
Ai më tej tha se pala serbe, edhe pse në dukje sikur është e interesuar për zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në thelb nuk është entuziaste në këtë aspekt.
Murati më tej sqaroi se Asociacioni është pjesë e marrëveshjes që nga viti 2013 e këndej. Ai tha se sikur të fillojë të zbatohet kjo pikë e marrëveshjes, atëherë Serbia e di se pesha e presionit bie mbi të.
Ndërkohë që shtoi se edhe për palën kosovare kjo çështje nuk është e mirë, dhe të dyja palët po blejnë kohë.
“Që nga koha kur është shfaqur plani franko-gjerman, të dyja palët e kanë pranuar për të bërë përpjekje për ta dështuar në implementim, dhe krejt historia e kësaj, prej atëherë e deri sot, dëshmon se kjo është e vërtetë”, deklaroi Murati në RTK.
Ai tha se marrëveshjet në parim janë miratuar por që gjithnjë janë gjetur shkaqe për mos implementimin e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shqipëria ka 132 parti politike të regjistruara, shumica pa adresë, në 2023 morën 3.3 milionë euro
Escobar: Kemi marrë garanca nga OBRM-PDUKM se do ta vazhdojnë rrugën euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut
Sot rivotohet në Maqedoninë e Veriut, shtatë vendvotimet janë hapur në kohë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251