LAJMI I FUNDIT:

“Një takim i përzemërt pa grushte”, kancelari austriak i dhuroi dorëza boksi Macronit

“Një takim i përzemërt pa grushte”, kancelari austriak i dhuroi dorëza boksi Macronit

Kancelari austriak, Karl Neuhammer, i cili ishte sot në Paris, i dhuroi presidentit të Francë, Emmanuel Macron doreza boksi, pasi fotografia e lideri francez në një pozicion luftimi kohët e fundit bëri xhiron e botës.

“Pas takimit, Neuhammer dhe Macron biseduan për boksin dhe stërvitjen”, tha një zëdhënës i paidentifikuar i qeverisë austriake për AFP.


Emmanuel Macron zgjon vëmendjen në internet me imazhet duke ushtruar boks - bien në sy bicepsët e theksuar
Lexo po ashtu Emmanuel Macron zgjon vëmendjen në internet me imazhet duke ushtruar boks - bien në sy bicepsët e theksuar

“Marrëdhëniet krijohen kur ndahen të njëjtat pasione”, tha Nehammer para gazetarëve, duke vlerësuar lidhjet e shkëlqyera midis dy vendeve.

Një zëdhënës i qeverisë austriake tha me shaka se takimi midis dy zyrtarëve të lartë ishte “i përzemërt pa goditje boksi”.

Është vizita e parë e kancelarit austriak në Paris që nga viti 2018, kur kancelari konservator i atëhershëm Sebastian Kurz vizitoi Francën.

Në Austri, fotot bardh e zi të Emmanuel Macron, me muskuj të fryrë, duke goditur një çantë grushtimi kishin bërë bujë në mediat austriake. /Telegrafi/