LAJMI I FUNDIT:

Kthesë e madhe, Biden me qortimin më të ashpër deri më tani për Netanyahun

Kthesë e madhe, Biden me qortimin më të ashpër deri më tani për Netanyahun

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lëshuar qortimin më të ashpër publik ndaj Izraelit që nga fillimi i luftës me Hamasin, duke paralajmëruar se politika amerikane ndaj Gazës do të merr kahje tjetër nëse Izraeli nuk do të ndërmarrë hapa për të garantuar sigurinë e civilëve palestinezë dhe punonjësve të ndihmave humanitare.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i tha kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu se Izraeli duhet të marrë masa urgjente për të reduktuar vuajtjet e civilëve, njoftoi Shtëpia e Bardhë pas një bisede telefonike mes dy liderëve, raporton skynews.

Në një bisedë që zgjati më pak se 30 minuta, Biden i tha Netanyahut se një armëpushim i menjëhershëm në rajon ishte vendimtar dhe i bëri thirrje Izraelit që “të arrijë menjëherë një marrëveshje” me Hamasin në mënyrë që pengjet izraelitë të mund të kthehen në shtëpi, gati gjashtë muaj pasi militantët palestinezë sulmojnë Izraelin.


Nuk ka përparim në bisedimet për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit
Lexo po ashtu Nuk ka përparim në bisedimet për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit

Duke sugjeruar se një ndryshim në politikën amerikane ndaj Gazës është i mundur nëse Izraeli dështon t’i përgjigjet krizës humanitare në enklavën palestineze, Biden kanalizoi zhgënjimin personal si dhe presionin në rritje nga baza e majtë politike për të ndaluar vrasjet dhe për të zbutur urinë mes të civilëve.

Biden “tregoi qartë nevojën që Izraeli të paraqesë dhe të zbatojë një sërë hapash specifikë, konkretë dhe të matshëm për t’iu përgjigjur viktimave civile, vuajtjeve humanitare dhe sigurisë së punonjësve humanitar”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Presidenti “e bëri të qartë se politika amerikane ndaj Gazës do të përcaktohet nga vlerësimi ynë nëse Izraeli i ka ndërmarrë ato hapa”, shtoi ai.

Ndryshe, në një sulm izraelit të hënën në Gaza, u vranë shtatë punonjës humanitarë të organizatës joqeveritare World Central Kitchen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë

Botë
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Fillimisht sulmon nxënësit protestues me shkop druri, pastaj i kërcënon me thikë në Novi Sad

Fillimisht sulmon nxënësit protestues me shkop druri, pastaj i kërcënon me thikë në Novi Sad

Serbia
Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Evropa
Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Evropa
Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Amerika
Kalo në kategori