Cilat janë profesionet që po kërkohen në pjesën e parë të këtij viti? A kemi rritje të numrit të konkurseve? A do të thotë kjo që kompanitë kanë filluar të ndjenjë mungesë të punëtorëve pas liberalizimit të vizave? Sa po ju dalin në ndihmë bizneseve platformat për gjetjen e punëtorëve dhe sa po ndikojnë të njëjtat për gjetjen e një vendi të punës?
Së fundmi paraqitja e pagës në konkurs ka filluar të jetë një trend, ndoshta si joshje për punëtorët, ndërkaq për këto dhe tema tjera në një intervistë për Telegrafin flet Brezar Xërxa nga Telegrafi Jobs.
Xërxa tha se liberalizimi i vizave ka ndikuar në perspektivat e të rinjve në gjetjen e mundësive edhe në Bashkimin Evropian.
Ai tha se Telegrafi Jobs po mundohet që të ju ofrojë mundësi të rinjve në zhvillimin e karrierës dhe kontributit të tyre në ekonominë vendase.
Xërxa tha se disa kompani për shkak të emigracionit po hasin në mungesë të fuqisë punëtore, si rezultat i krijimit të mundësive jashtë vendit.
“Por, ne Telegrafi Jobs kemi pranuar rritje të shpalljeve të konkurseve, që tregon se kompanitë janë në kërkim të punonjësve të rinj e që reflekton në ruajtjen e fuqisë punëtore vendase, por edhe tërheqjes së kandidatëve të kualifikuar nga tregjet e jashtme”, ka thënë ai.
Gjatë intervistës i pyetur se cilat profesione po kërkohen më shumë nga kompanitë për vitin 2024, ai tha: “Bazuar në të dhënat e platformës sonë, gjatë vitit 2024 profesionet që po kërkohen më së shumti janë në fushën e Teknologjisë Informative, Financave dhe Shëndetësisë duke përmendur që kemi hasur së fundmi në rritje të kërkesës për menaxherë të projekteve dhe marketingut digjital që përgjigjen ndaj transformimit digjital që po kalojmë”.
Menaxheri i Telegrafi Jobs, po ashtu tregoi edhe arsyen se pse disa kompani publikojnë pagën në kërkim të punëtorëve.
“Po disa kompani po vendosin që të përfshijnë pagën në përshkrimin e konkurseve të tyre, kjo transparencë mund të tërheqë kandidatë më të mirë dhe ndihmon në korrektësi dhe barazi në vendet e punës”.
Por, cilat shërbime tjera ofron Telegrafi Jobs përveç shpalljeve të punës, Xërxa tha: “Përveç shpalljeve të pozitave të punës në platformën tonë të avancuar, Telegrafi Jobs ofron edhe shumë shërbime tjera që lehtësojnë procesin e rekrutimit, ku si vlerë të shtuar kemi promovimin e konkurseve të punës përmes Promo Artikujve dhe Banerave në portalin më të lexuar dhe të besuar Telegrafi.com”.
Xërxa u shpreh se kompanitë që bashkëpunojnë me Telegrafi Jobs raportojnë që janë shumë të kënaqura me cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve të tyre.
“Ato përmendin mënyrën efektive se si platforma jonë bën lidhjen mes punëdhënësve dhe punëkërkuesve potencial. Pra si përfundim feedback-u është qe Telegrafi Jobs jo vetëm që thjeshtëzon proceset e rekrutimit por ndërton edhe partneritete afatgjata dhe të qëndrueshme me klientët tanë”, tha ndër të tjera menaxheri i Telegrafi Jobs, Xërxa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Një përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër
Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
Si po transformon Tiani Residence standardet e banimit në qytetin historik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri