Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale bashkë me Shoqatën e Logopedëve, Ergoterapisë dhe specialistë në Psikologjinë Klinike dhe Psikoterapi, kanë diskutuar për kërkesat, sfidat dhe arritjet e tyre.
Nga shoqata e logopedëve, Lekë Gjurgjiali tha se sfida kryesore në Kosovë është mungesa e profesionit të logopedisë në Qendra Mjekësore Familjare, i cili nuk është i integruar. Ai tha se duhet të shtohet inspeksioni për logoped sepse në shumë raste ka të punësuar pa licencë. Gjuragjiali theksoi se një odë e logopedëve e ndarë veçmas për licencim, do të ishte hap i duhur për këtë profesion.
“Pasi që logopedi është i inkuadruar vetëm në shërbim terciar në QKUK dhe ato nuk janë shumë, janë vetëm katër ndërsa në qendra mjekësore familjare nuk është i integruar. Edhe pjesa e licencimit, logopedët në kuadër të ministrisë së Shëndetësisë, licencohen në kuadër të Odave të Infermierëve të Kosovës deri në vitin 2023 nuk ka qenë as profesion i veçantë, kanë qenë psikolog, logoped, ergoterepeut, ndërsa nga viti 2024 psikologët janë ndarë, ndërsa dy të fundit janë në të njëjtën kohë. Sado që të dyja bashkëveprojnë në parim janë profesione të ndryshme. Kisha dashur të theksoj edhe mungesën e inspekcioneve ku në shumicën e rasteve punojnë pa licencë. Shumica e rasteve ka të bëjë e fëmijë dhe është një pjesë e ndjeshme dhe kjo pjesë e kontrollës të jetë sa më e madhe. E mira kishte ne qenë një odë e veçantë që logopedët licencohen nga logopedët dhe pikët akredituese që i kanë të rëndësishme me u marrë nga trajnimet për logopedi”, tha Gjurgjiali.
Ndërkaq, deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj tha se problemet e logopedëve do të merren parasysh. Sipas tij, problemi kryesor është definimi i statusit të logopedëve.
“Problemet që i keni prezantuar do të i marrim në konsideratë. Unë një problem më të madh të pa definuar po e shoh, ju jeni të pa definuar se a jeni brenda ministrisë së Arsimit apo të Shëndetësisë. Këtu duhet të mendohemi, se ku të adresojmë këtë problem. Nuk është vetëm kyçja e juaj si odë e ndarë, problemi juaj është definimi i statusit të juaj, këtu duhet të adresojmë së pari të ministra e Shëndetësisë te lista e odave, pastaj edhe te oda e Arsimit”, tha Dreshaj.
Po ashtu, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli tha se duhet të propozohet oda e veçantë për licencimin e logopedëve.
Avdyli tha se Kosova i ka vetëm katër logopedë të punësuar dhe kjo nuk është në rregull, sepse profesionistët po shkojnë në Gjermani.
“Është shumë dëshpëruese që më shumë se sa shoqata apo oda e profesionistëve është në kohën kur Kosova i ka 256 logopedë vetëm katër i ka të punësuar , kjo tregoj mos planifikim dhe mos përgjegjësi, ose nuk është dashur të hapet logopedia, nëse nuk kemi nevojë. Inkopurimi në sistem shëndetësor është i nevojshëm dhe ka mundësi që të inkuperohen jo vetëm 256 logopedë, por edhe shumë më shumë. Duhet të propozohet oda e veçantë e logopedëve dhe ergoterapeutëve, dhe oda e psikologëve klinik ndoshta do të duhet e veçantë por duhet të bëhet analizë e thellë. Listës së pesë odave duhet të i shtohet oda e logopedëve që të kenë një zë të tyre dhe të rritet inkopurimi i tyre, sepse nuk kemi hapur institucione arsimore për të ndërtuar profesione që do të shkojnë në Gjermani. 250 logopedë dhe janë të punësuar vetëm katër në sistemin shëndetësisë, ndërsa 90% e tyre punojnë infermier ose edhe profesione tjera që nuk kanë lidhje me mjekësi, e ka të përfunduar logopedinë dhe punon frizere, kjo është e turpshme”, tha Avdyli.
Ndërkaq, mbledhje e komisionit ka vazhduar edhe me diskutimin e kërkesave dhe problemet me të cilat ballafaqohen shoqata e Ergoterapisë dhe specialistët e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A