LAJMI I FUNDIT:

Militao i lumtur me mikpritjen e jashtëzakonshme që i bën bashkëlojtarët pas rikthimit 

Militao i lumtur me mikpritjen e jashtëzakonshme që i bën bashkëlojtarët pas rikthimit 

Eder Militao është rikthyer në fushë pas një lëndimi që e mbajti për kohë të gjatë jashtë fushave të blerta.

Qendërmbrojtësi brazilian u inkuadrua në fund të ndeshjes me Athletic Bilbaon dhe pati një pritje tejet të ngrohtë nga tifozët dhe bashkëlojtarët e tij.


Militao ka qëndruar jashtë fushave të blerta për shtatë muaj, derisa u përqafua nga bashkëlojtarët e tij pasi hyri në fushë.

Zbulohet plani i Real Madridit për Courtois dhe Militao përpara rikthimit të shumëpritur
Lexo po ashtu Zbulohet plani i Real Madridit për Courtois dhe Militao përpara rikthimit të shumëpritur

Trajtimi i papërlyer i Real Madridit ndaj Eder Militaos pas kthimit të tij nga lëndimi ka treguar shpirtin e jashtëzakonshëm të ekipit brenda grupit të Carlo Ancelottit.

Turma e Santiago Bernabeut brohoriti me zë të lartë teksa ai doli nga stoli në fazat përmbyllëse të fitores 2-0 të Madridit kundër Athletic Bilbaos.

Lojtarët gjithashtu u afruan te Militao duke e puthur dhe përqafuar.

Bashkëlojtarët e Militaos pastaj mbushën me komente foton e Militaos, duke i uruar rikthim.

“Nuk kam fjalë të them se çfarë mendoj për këtë ekip, kam marrë shumë dashuri”, tha Militao për Real Madrid TV. /Telegrafi/