LAJMI I FUNDIT:

Sfidat e edukimit, Pervizaj: Sistemi arsimor është “nyje”, duhet të evoluojë dhe t’i përshtatet zhvillimeve

Sfidat e edukimit, Pervizaj: Sistemi arsimor është “nyje”, duhet të evoluojë dhe t’i përshtatet zhvillimeve
Dr.Sc Amantina Pervizaj /Foto: Ridvan Slivova/

Në kohën kur teknologjia po avancon me hapa të shpejtë dhe informacioni bëhet gjithnjë e më i lehtë për t’u arritur, sistemi arsimor duhet të evoluojë.

Amantina Pervizaj, doktore në Neuroshkencë Kognitive dhe Gjuhësi ka adresuar këtë çështje në një podcast për Telegrafin, në të cilin ajo ka theksuar inteligjencën e lartë të fëmijëve në Kosovë dhe nevojën për të përditësuar metodat e mësimdhënies, që t’i përshtaten më mirë nevojave dhe potencialit të tyre.

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit
Lexo po ashtu Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Pervizaj ka shprehur shqetësimin se trajnimet që ofron Ministria e Arsimit e Shkencës janë të fokusuara më shumë në zhvillimin e aftësive të lidershipit, dhe jo aq shumë në aftësitë esenciale që do të ndikonin në mënyrë të drejtpërdrejtë në cilësinë e edukimit dhe zhvillimit kognitiv të fëmijëve.


“Në inteligjencë të jemi shumë të sinqertë fëmijët tanë nuk kanë ngecje dhe as ngecje në zhvillim, pasi teknologjia është e njëjtë si në Singapor si këtu. Por sistemi arsimor këtu është nyje, këtu e kemi një lak. Vërtetë e kemi një problem që të dalim nga gëzhoja. Kemi trajnime që mbahen nga Ministria e Arsimit për lidership. Nuk është çudi që secili dëshiron të bëhet lider, pasi trajnimet janë të koncentruara në disa aftësi, shkathtësi të buta dhe jo në ato esenciale”, ka thënë Pervizaj.

Amantina Pervizaj, doktore në Neuroshkencë Kognitive dhe Gjuhësi /Foto: Ridvan Slivova/

Duke krahasuar me institucione si Universiteti i Harvardit, ku mësimdhënësit janë të përfshirë në hulumtime dhe zhvillimin e materialeve mësimore bazuar në nevojat e gjeneratave të ardhshme, Pervizaj thekson një ndryshim të madh në qasjen ndaj edukimit.

Ndërsa në Kosovë, ajo pohon se shpesh plan-programet janë thjesht kopje të njëra-tjetrës pa u adaptuar në mënyrë që të reflektojnë zhvillimin e shpejtë të shoqërisë dhe nevojat individuale të nxënësve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori