Poezi nga: Friedrich Schiller
Përktheu: Alfred Kola
Te barinjtë e varfër në një luginë
Shfaqej bash çdo vit të ri,
Kur laureshat nisin vijnë,
Një vashë e bukur, një mrekulli.
Ajo s’kish lindur në at’ luginë,
Prej nga vinte, s’ia dinin dhenë,
Shpejt humbisnin në rruginë,
Porsa vasha linte shëndenë.
Qasja e saj ish lumturia,
Të gjithë zemrat i zgjeronin,
Por dinjiteti, krenaria
Intimitetin e largonin.
Sillte ajo fruta dhe lule,
Në tjetër dhè pjekur e zbutur,
Në dritë dielli që ishte ndryshe,
Nga një natyrë më e lumtur.
Dhuratë i jepte çdo njeriu,
Çdo frut e lule në bimësi,
Plaku me shkop edhe i riu,
Duarplot shkonin në shtëpi.
Gjith’ mysafirët të mirëpritur,
Por për një çift të dashuruar,
Dha dhuratën më të stolisur,
Lulet e tufës më të çmuar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?