Dy persona humbën jetën dhe dhjetëra tjerë u lënduan në aksident të rëndë trafiku, që ndodhi si pasojë e një përplasje të njëpasnjëshme të veturave në Bavari të Gjermanisë.
Ekipet e shpëtimit dhe helikopterë të shumtë u shfaqën në autostradë ku ndodhi aksidenti, duke mbyllur përkohësisht qarkullimin derisa policia të kryej hetimet dhe të ndihmojë të lënduarit, transmeton Telegrafi.
Dy persona humbën jetën dhe dhjetëra tjerë u lënduan në një seri përplasjesh në autostradën A3, në jug të shtetit gjerman të Bavarisë.
Autoritetet e atjeshme thonë se rreth 40 vetura janë përfshirë direkt në aksidentin zinxhiror, që ndodhi në orën 4 të mëngjesit si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut në afërsi të qytetit Wurzburg.
Autoritetet thonë se ngjarja është rezultat i tre përplasjeve të ndara, që përfundimisht çuan në mbylljen e autostradësA3 në drejtim të Nurembergut.
Zëdhënësi i policisë tha se disa vetura u përfshin fillimisht në aksident, ku më pas vetura tjera u përplasën në mënyrë zinxhirore. /Telegrafi/
🚨 Großeinsatz auf der A 3 bei #Helmstadt: Rettungskräfte sind nach schwerem Verkehrsunfall mit 40 beteiligten Fahrzeugen im Einsatz. Vier Schwerverletzte, drei Mittelschwer- und 24 Leichtverletzte. 2 Personen verstarben tragischerweise. Rund 30 Unverletzte werden betreut. pic.twitter.com/LlMV1CwQUZ
— Bay. Rotes Kreuz (@brkaktuell) March 24, 2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re diplomacie – çfarë do të thotë për botën njohja e Palestinës nga Irlanda, Spanja dhe Norvegjia
Stacioni më i thellë i metrosë në botë gjendet në Azi – do t’ju bllokohen veshët gjatë ecjes
Municionet perëndimore ngadalësuan përparimin e rusëve drejt Kharkivit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251