LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e Triumf Feratit, policia njofton se në vendin e ngjarjes gjeti një armë me 11 fishekë

Vdekja e Triumf Feratit, policia njofton se në vendin e ngjarjes gjeti një armë me 11 fishekë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje rreth rastit të vdekjes së Triumf Feratit, vëllait të kryetarit aktual të Istogut, Ilir Ferati.

Në raportin e policisë thuhet se rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes” dhe se policia pas pranimit të informatës rreth orës 16:10 ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.


Policia bënë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë gjetur një armë zjarri me 11 fishekë dhe një gëzhojë.

Ilir Ferati njofton se sot presin vizita ngushëllimi për Triumfin, ndërsa të martën do të jetë varrimi
Lexo po ashtu Ilir Ferati njofton se sot presin vizita ngushëllimi për Triumfin, ndërsa të martën do të jetë varrimi

“Lidhur me rastin pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes po ashtu është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë zjarri me 11-fishekë dhe një gëzhojë”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, kurse rasti është  duke u hetuar.

Triumf Ferati ka ndërruar jetë ditën e diel, ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij. I njëjti ishte gjetur pa shenja jete në varrezat e fshatit Gurrakoc. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori