Bashkimi Evropian ka konfirmuar se të martën në Bruksel do të mbahet takimi në nivel kryenegociatorësh, ku pjesë e diskutimeve do të jetë edhe çështja e rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, ku ndalon qarkullimin e dinarit.
Pjesëmarrjen në takim e ka konfirmuar edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Por, diskutimi i rregullores së BQK-së, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, po kundërshtohet nga partitë opozitare në vend.
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka thënë se partia e cila tashmë është në pushtet, deri dje kanë gjykuar ata që kanë biseduar me Vuçiqin.
“Asgjë e re nga kjo mendësi politike, popullizëm gjithandej, taktizime me simbolika patetike e regresive, pa strategji largpamëse progresive. Kjo mendësi dje opozitare, ka hedh gur e dru, ka vërë zjarr dhe shpall tradhtarë të gjithë ata që janë gjykuar të ulen e të bisedojnë me Vuçiqin”, është shprehur Abdullahu për Telegrafin.
Ai deklaroi se çështja e dinarit është vetëm një segment i vogël, siç e quajti ai “adoleshencë neverike politike”.
“Sot të njëjtit, tash në pushtet me kollare, jo vetëm që ulen me Vuçiqin, por flasin për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë e nuk flasin për njohjen e Kosovës shtet. Çështja e dinarit është vetëm një segment i vogël i kësaj adoleshence nevrike politike, e cila në mungesë të maturimit politik na ka degraduar deri aty sa tash sa kohë jemi nën sanksione nga ata me të cilët kemi bërë rrugëtimin më të suksesshëm në historinë tonë”, pohoi ai.
Abdullahu theksoi se zgjedhjet janë zgjidhja, duke shtuar “Sa më parë aq më mirë për të gjithë e sidomos për kualitetin e jetës së qytetarëve e cili po degradon pandalshëm dhe gjithanshëm”.
Ndryshe, për dinarin është zhvilluar edhe më herët një takim në Bruksel. Në takim kishin marrë pjesë ekspertë financiare të Kosovës dhe Serbisë, takimi ishte mbajtur nën ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.
Gjatë këtij takimi, delegacioni i BQK-së ka informuar dhe paraqitur argumentet lidhur me Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme.
Sot për këtë temë u deklarua edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila tha se ka pajtueshmëri për një pjesë të propozimit të emisarit amerikan Gabriel Escobar për dinarin.
Gjithashtu, ajo theksoi që shpreson që në Bruksel të arrihet pajtueshmëri për këtë çështje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Kina heq vizat për qytetarët e Maqedonisë së Veriut
Gashi uron Ditën e Alfabetit: E vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje