LAJMI I FUNDIT:

Dy të vdekur dhe të tjerë të plagosur pas të shtënave me armë në Uashington, DC

Dy të vdekur dhe të tjerë të plagosur pas të shtënave me armë në Uashington, DC

Dy persona kanë gjetur vdekjen dhe pesë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në Uashington, DC, të dielën herët në mëngjes, tha policia.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të shtënat u raportuan rreth orës 3 të mëngjesit pranë kryqëzimit të rrugës 7 dhe P Northwest, pranë Qendrës Rekreative Kennedy, sipas Departamentit të Policisë Metropolitane.

Të plagosurit, të cilët të gjithë u përshkruan si të rritur, janë dërguar në spitalet lokale, tha ndihmës shefi ekzekutiv i policisë Metropolitane, Jeffrey Carroll në një konferencë për media.


Nuk kishte asnjë informacion për kushtet e tyre.

Deri më tani është e paqartë se kush hapi zjarr ose çfarë çoi në të shtënat, të cilat ndodhën rreth një duzinë blloqesh në verilindje të Shtëpisë së Bardhë.

Policia nuk ka njoftuar për arrestime apo identifikim të ndonjë të dyshuari për rastin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për t'i dhënë fund konfliktit të gjatë dekadash

Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për t'i dhënë fund konfliktit të gjatë dekadash

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori