Turoperatorët: Në pranverë ka më shumë nordikë, numër i lartë prenotimesh
Shëngjini dhe sidomos zona e “Ranës së Hedhun” mbetet një ndër destinacionet më të preferuara të turistëve nga Kosova, por edhe të vizitorëve europian. Pushuesit kanë nisur t’i rezervojnë pushimet e tyre që herët dhe për operatorët, ky është një ogur i mirë, se ky do të jetë një sezon i mbarë.
“Zona turistike e Ranës së Hedhun në Shëngjin mbetet edhe këtë vit destinacion i preferuar për turistët vendas, por edhe ata të huaj. Operatorët turistikë thonë se prenotimet janë të shumta duke e zgjedhur këtë zonë për pamjen e saj të rrallë, çmimet konkuruese, ujin e pastër dhe rërën kurative.”
Drejtuesja e një prej hoteleve në “Ranën e Hedhun”, Stela Curraj thotë se prenotimet janë gjatë gjithë vitit kryesisht në pranverë vijnë nga vendet nordike, ndërsa në sezon janë shqiptarët e Kosovës, Gjermania, Zvicra etj.
“Rana e Hedhun ka marrë një ‘bum’ shumë të madh nga turistët vendas dhe ata të huaj. Kryesisht njerëzit po mësojnë për aftësitë kurative që ka rëra dhe deti. Cilësia e shërbimit tonë, ushqimit, akomodimi i mirë të gjitha këto po ndikojnë në këtë ‘bumin’ e madh që po krijohet.”
Si çdo sezon turistik, gjetja e stafit mbetet sfidë më vete për ta.
“Normalisht ka vështirësi, por jo aq të madhe për ne sepse mendoj që pagat konkuruese dhe gjitha që ofrohet për mbështetjen e stafit nuk mendoj që do të kemi vështirësi.”
Turistët e shumtë nuk munguan edhe këtë fundjavë, favorizuar nga moti i mirë me diell dhe temperatura të larta.
“Po vijmë shpesh. Plazhi është, qetësia, infrastruktura përgjithësisht.”
Çmimet konkurruese, pastërtia, uji, rëra kurative dhe shërbimi cilësor e bëjnë vijën bregdetare të Shëngjinit gjithnjë e më të frekuentuar gjatë sezonit veror./TV Klan
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës