Juventus ka luajtur baras me rezultat 0-0 ndaj Genoas në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit italian.
Pjesa e parë ishte mjaft e zbehtë me të dy ekipet që prisnin ndonjë gabim eventual të njëra-tjetrës për të kaluar në epërsi.
Mattia Bani (7’) pati një rast të artë për të kaluar në avantazh mysafirët por Szczesny bëri një super pritje për t’ia mohuar golin.
Federico Gatti (32’) pranoi një super pasim brenda zonës por mbrojtësit e Genoas ja larguan topin nga këmbët.
HT |⏳| Primo tempo bloccato: risultato in parità dopo 4️⃣5️⃣ minuti ⚪️⚫️#JuveGenoa [0-0] pic.twitter.com/SdayYB3Ddw
— JuventusFC (@juventusfc) March 17, 2024
Max Allegri bëri disa ndryshime në formacion në pjesën e dytë gjë që ndikoi në rrjedhën e lojës.
‘Zonja e Vjetër’ ishin më të rrezikshëm në fraksionin e dytë ndonëse nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës.
Ata patën tri mundësi të mira me Samuel Iling Junior (67’) dhe Dusan Vlahovic (69’ dhe 75’) por nuk ia dolën të shënojnë.
Juventusi tani ka tri ndeshje radhazi pa fitore dhe mund ta humbasë vendin e dytë në tabelë nëse Milani merr të paktën një pikë ndaj Hellas Veronës/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dellova futbollisti i tretë që do të largohet nga Ballkani – mbrojtësi vërshohet nga ofertat, por Ballkani ka refuzuar të gjitha
Barcelona arrin marrëveshje me trajnerin e ri, ai do ta pasojë Xavin nga sezoni i ardhshëm
Klubi saudit gati të bëjë ofertën marramendëse për Leaon
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251