LAJMI I FUNDIT:

Macron i ashpër me aleatët: Nuk duhet t’i kufizojmë ndihmat ushtarake – edhe tanket nuk dëshironim t’i dërgonim, por i transferuam në Ukrainë

Macron i ashpër me aleatët: Nuk duhet t’i kufizojmë ndihmat ushtarake – edhe tanket nuk dëshironim t’i dërgonim, por i transferuam në Ukrainë

Presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëroi të enjten se kufizimi i mbështetjes për Ukrainën në luftën kundër Rusisë, Kievit mund t’ia sjell humbjen dhe të shkatërrojë besueshmërinë dhe sigurinë e Evropës.

“Nëse Rusia e fiton këtë luftë, besueshmëria e Evropës do të reduktohet në zero”, tha Macron në një intervistë me transmetuesit francezë TF1 dhe France Television.


Duke e quajtur konfliktin në Ukrainë “ekzistencial për Evropën tonë dhe për Francën”, lideri francez tha se kushdo që mbron “kufizimet” në ndihmën për Ukrainën – “zgjedh humbjen”.

Pasuria e konfiskuar ruse në perëndim kap vlerën e 275 miliardë eurove - sa do t'i marrin ukrainasit shkaku i pushtimit të Rusisë?
Lexo po ashtu Pasuria e konfiskuar ruse në perëndim kap vlerën e 275 miliardë eurove - sa do t'i marrin ukrainasit shkaku i pushtimit të Rusisë?

Ai tha se kishte “shumë kufizime në fjalorin tonë” që nga pushtimi rus në muajin shkurt të vitit 2022, raporton lemonde.

“Dy vjet më parë ne thamë se nuk do të dërgonim kurrë tanke. E bëmë. Dy vjet më parë, ne thamë se nuk do të dërgonim kurrë raketa me rreze të mesme veprimi. Ne bëmë”, tha ai.

“Ata që thonë ‘të mos mbështesim Ukrainën’ nuk bëjnë zgjedhjen e paqes, ata bëjnë zgjedhjen e humbjes”, shtoi 46-vjeçari.

Franca ka “të gjitha opsionet” në tryezë për mbështetjen e Ukrainës, tha Macron.

Reagimet e NATO-s, Gjermanisë, Britanisë,... - pas deklaratës së Macron për “mundësinë e vendosjes së trupave në Ukrainë”
Lexo po ashtu Reagimet e NATO-s, Gjermanisë, Britanisë,... - pas deklaratës së Macron për “mundësinë e vendosjes së trupave në Ukrainë”

“Nëse situata përkeqësohet, ne do të jemi gati” për të parandaluar fitoren e rusëve, por ai gjithashtu tha se vendi i tij “nuk do të shkonte kurrë në ofensivë”.

“Ne kurrë nuk do të marrim iniciativën. Jo në atë situatë”, shtoi udhëheqësi francez, i cili u pyet edhe për dërgimin e trupave tokësore në Ukrainë. “Ne nuk jemi në atë situatë sot”, u përgjigj presidenti francez.

Ndryshe, Macron shkaktoi polemika muajin e kaluar kur tha se nuk përjashtohej mundësia e dërgimit të trupave tokësore në Ukrainë. Gjermania, Polonia, Italia, Britania e Madhe dhe NATO menjëherë reaguan duke thënë se nuk do të dërgonin trupa në shtetin ukrainas për të luftuar kundër Rusisë /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Kalo në kategori