Dërgesat e armëve të Putinit nuk guxojnë të kalojnë në Detin e Zi: Rusia po e humb luftën logjistike
Burimi: The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Në thelb, mjedisi detar është një me logjistikën, jo me luftën. Si dikush që ka kaluar stërvitjet për karrierë për këtë të fundit, më dhemb ta them se ky është realiteti.
Janë përjashtim, jo normë anijet që luftuan – siç bënë në operacionet Trafalgar, Tsushima, Jutland, Midway, Leyte Gulf, Operation Praying Mantis dhe Falklands.
Marina shpenzon më shumë kohë (në mënyrë ideale) për ta parandaluar në radhë të parë konfliktin, por nëse kjo dështon, përpjekja e madhe është mbrojtja e logjistikës së tyre dhe/ose mohimi i kësaj për armikun. Historia është e mbushur me shembuj të luftëtarëve që tejkaluan zinxhirët e tyre të furnizimit ose që nuk arritën të sigurojnë që zinxhirët e tyre të mbroheshin në mënyrë adekuate. Marshalli Rommel është “i shkëlqyeshëm” për të parën dhe është e vështirë të shikosh Betejën e Atlantikut si shembull të një lufte logjistike që përcakton luftën.
Dhe, kështu është sot në fushat detare të kontestuara të Detit të Zi, të Kuq dhe të Kinës. Në secilin rast, beteja për qëndrueshmëri po luhet teksa forcat atje kërkojnë të prishin ose të ruajnë lirinë e lundrimit.
Në Detin e Zi kanë dështuar përpjekjet ruse për të penguar eksportet e ushqimit të Ukrainës dhe për ta shantazhuar botën. Po shtohen drithërat dhe eksportet e tjera përmes korridorit humanitar në perëndim, ndërsa Flota e Detit të Zi po shtyhet gjithnjë e më shumë drejt lindjes nga kërcënimi ukrainas. Përdorimi inovativ i anijeve sipërfaqësore pa ekuipazh (USV) nga ukrainasit, po dominon titujt e lajmeve, por kjo nuk tregon se sa lloje të ndryshme sulmesh ka kryer Ukraina. Dje, një anije ruse e cila vitin e kaluar u rrëzua në grykëderdhjen e Dnipros dhe që u përdor pastaj si vend dëgjimi, u godit nga një raketë lundrimi (lloji i saktë i panjohur). Tani për tani, Putini nuk ka përgjigje për shumë nga këto dhe ka shkarkuar jo vetëm kreun e Flotës ruse të Detit të Zi, por me sa duket edhe komandantin e përgjithshëm të Marinës ruse.
Disa gjëra edhe më domethënëse kanë ndodhur jashtë vëmendjes mediatike. Gjatë gjithë luftës në Ukrainë, anija transportuese Sparta-IV dhe tankeri Yaz kanë qenë qendrorë për dërgesat e logjistikës ruse në Detin e Zi. Sparta-IV është njëra nga një seri e anijeve në pronësi ruse që kanë sjellë më parë artileri dhe raketa të sulmeve ajrore S-300 – nga baza ruse në Tartus për në Siri e deri në Novorosijsk në Detin e Zi.
Këto anije janë të sanksionuara nga Britania e Madhe, Ukraina dhe ShBA-ja për “dërgimin e mallrave detare në emër të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse”, por deri vonë kjo nuk ka pasur asnjë efekt. Turqia, e cila mund të mohojë kalimin e ngushticës së Bosforit sipas kushteve të Konventës së Montresë, ka zgjedhur të mos e bëjë këtë. Hulumtimi i RUSI-t [Royal United Services Institute] tregon se Sparta-IV bëri gjashtë kalime drejt dhe nga Deti i Zi në vitin 2023, duke përfshirë periudha të gjata me fikjen e Sistemit të Identifikimit Automatik (AIS) – sjellje që shpeshherë shoqërohet me kontrabandë dhe aktivitete të paligjshme.
Por, më pas, gjatë muajit të kaluar, si Sparta-IV ashtu edhe Yaz u kthyen papritur teksa po i afroheshin hyrjes jugore të Bosforit. U kthyen në Tartus dhe tani po shkojnë në Rusi nëpërmjet Baltikut. Kjo është një vonesë e madhe dhe pastaj duhet marrë parasysh udhëtimi i mëtejshëm tokësor i nevojshëm për të çuar ngarkesat e tyre në skenën e luftës. Materiali i zbritur në Novorosijsk kishte vetëm 160 kilometra për të shkuar në urat e Kerçit dhe në fushat e betejës. Ajo që ishte pjesë mjaft e thjeshtë e transportit, po bëhet odise kontinentale.
Fillimisht u vlerësua se Turqia më në fund kishte refuzuar lejen për të kaluar, por në një analizë më të afërt, duket se në fakt kërcënimi i USV-së në Detin e Zi tani është aq i lartë saqë rusët nuk besojnë se ia vlen rreziku edhe me përcjellje ushtarake.
Si gjithmonë, problemi është më i gjerë se vetëm këto dy anije. Besohet se janë të paktën 69 anije në listën e sanksioneve të ShBA-së dhe në momentin që arrini te anijet e dyshuara për kontrabandë drithi dhe nafte nga Deti i Zi, lista është akoma më e gjatë. Por, Sparta-IV është një nga vetëm një grusht anijesh që kontrabandojnë armë: detyrimi i saj për të mos hyrë në Detin e Zi është po aq i rëndësishëm sa fundosja e anijes ruse Moskva në prill të vitit 2022, ndoshta edhe më shumë. Teksa goditja e Moskvas ishte dështim i turpshëm operacional dhe taktik, efekti tani është strategjik. Moskva tregoi mangësitë e Rusisë në luftimet në fushën detare. Pamundësia për të mbrojtur logjistikën e saj tani, me kalimin e kohës mund të ndikojë në aftësinë ruse për të luftuar në të gjitha fushat.
Do të ketë tërheqje – kjo është natyra mace-miu e luftës. Nuk i trefishoni shpenzimet tuaja të mbrojtjes, siç po bën Rusia, pa kërkuar mënyra për t’iu kundërvënë kërcënimit që po shtrëngon logjistikën. Do të fillojë me teknika më të mira mbikëqyrjeje për të dalluar dhe gjurmuar më saktë USV-të, vetëm disa prej të cilave “me mjete vizuale”. Ndoshta së shpejti do të ketë mënyra më efektive për t’i mposhtur, si zhvillimi i një kundër-droni të lëshuar nga anijet. Rusia pa dyshim do të donte një version të gatshëm për betejë, të sistemit laserik Dragonfire të testuar së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar. Kështu do të vepronim ne.
Sigurisht, logjistika funksionon në të dy mënyrat dhe argumentet aktuale mbi mënyrën se si Gjermania mund ta furnizojë Ukrainën me raketa, është demonstrim i rëndësishëm se nuk duhet të jetë gjithmonë veprimi i armikut ai që kufizon furnizimet.
Por, tash për tash, në një pjesë të konfliktit Ukraina ka avantazhin. Krahasojeni këtë me Detin e Kuq Jugor, ku hutët vazhdojnë të pengojnë me sukses transportin tregtar. Anijet shumë të shtrenjta që digjen nga municionet e shtrenjta, deri tash nuk kanë arritur të pengojnë ose mposhtin kërcënimin. Aleatët atje tani janë në një luftë logjistike po aq të nevojshme sa ajo ushtarake. Është pasqyra e asaj që Ukraina ia ka bërë Rusisë në Detin e Zi.
“Amatorët flasin për taktika, por profesionistët e studiojnë logjistikën”, është një thënie e vjetër ushtarake. Gjenerali Robert Barrow i Trupave Detare të ShBA-së e tha këtë në fillim të viteve 1980, por thënia ndoshta është shumë më e vjetër se kaq: dhe, sigurisht që do të miratohej nga Volodymyr Zelensky sot.
Forcat detare të dekadave të fundit kanë punuar shumë për të parandaluar luftën në radhë të parë. Kjo po duket gjithnjë e më shumë si përpjekje e dështuar dhe kështu hapi tjetër është të sigurohemi që masat janë në vend të duhur për të mbrojtur linjat tona detare të komunikimit (dhe për të prishur të të tjerëve) dhe ta bëjmë këtë në mënyrën që na lejon të kemi avantazhet e duhura.
Nuk po flas për rekrutimin ose ndonjë gjuhë tjetër më alarmante të përdorur kohët e fundit në shtyp, por për investimin në ushtrinë tonë në mënyrë që të mund të sigurojmë logjistikën e këtyre aspekteve: flukset e qëndrueshme të mallrave, të informacionit dhe energjisë që na duhen.
Kjo kërkon më shumë para për t’u shpenzuar (dhe shpenzuar më mirë) për mbrojtjen, diçka që çdo vend tjetër në Evropë e di tani – por, duket se ne ende nuk po e bëjmë këtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje